Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Egnatia nuk ndalet me përforcimet, kërkon ish-mesfushorin e Partizanit…

Egnatia në sezonin e ri do të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar dhe për të mos mbetur thjesht vizitorë në Superiore, drejtuesit e klubit rrogozhinas i kanë idetë e qartë për ndërtimin e skuadrës së re. Përballimi i Kategorisë Superiore kërkon që skuadrat të kenë në përbërje lojtarë cilësorë, por edhe me përvojë, që e njohin specifikën e këtij kampionati.

Egnatia e nisi projektin e Superiores fillimisht me konfirmimin e stafit teknik me në krye trajnerin Gugash Magani dhe më pas me rinovimin e kontratave të disa titullarëve që kontribuuan në ngjitjen e rrogozhinasve në elitë. Sa u përket afrimeve në merkato, drejtuesit po punojnë që ta forcojnë skuadrën në çdo repart dhe çdo rol të jetë i dubluar.

Në kuadrin përforcimeve, emri më i ri që ka dalë në skenë e merktos së Egnatias është mesfushori Donald Mëllugja. 26-vjeçari është lojtar i lirë, kështu që nuk është vështirë gjetja e marrëveshjes me futbollistin matjan. Mëllugja është një emër i sprovuar në Superiore, kryesisht me Bylisin dhe për pak kohë kontribuoi edhe te Partizani vjet, por duke mos gjetur hapësirën e duhur u largua nga të kuqtë.

“Panorama Sport” mëson se bisedimet mes palëve kanë nisur, ndaj Mëllugja mund të jetë goditja e radhës e rrogozhinasve në merkaton e verës.

Sa u përket përforcimeve, deri më tani Egnatia ka arritur akordin me Franc Ymeralilaj, Besart Krivanjeva, Arbër Çyrbja, Alesandro Kacbufi, Bledar Lila, si dhe shumë pranë është edhe sulmuesi kavajas Edmond Hoxha. Por më herët janë lakuar edhe disa emra të tjerë, ku mes tyre është sulmuesi Antoni Bej i Bylisit, që ka qenë pjesë e Egnatias në Kategorinë e Parë.

Related posts

Reali bën gati 200 milionë për De Bruynen (FOTO)

Q.Autor

Formacioni më i mirë i kombinuar: Milan – Inter. Ja kush ka më shumë lojtarë (FOTO)

Q.Autor

“FIAT” BLEU RONALDON/ Po “Pirelli” a do investojë për ëndrrën Messi tek Interi?

Delo.autor

Leave a Comment