Futboll Sport

MIQËSORE/ Kosova mposht me përmbysje Maltën dhe i falet dopietës së Rashicës

Kosova ka arritur të triumfojë edhe miqësoren e dytë ndaj Maltës me rezultatin 1-2 falë dopietës së Milot Rashicës.

Përfaqësuesja e Kosovës pas fitores ndaj San Marinos me rezultatin 4-1, sot në Klagenfurt të Austrisë ka fituar me dopietën e një super Milot Rashicës i cili ishte një nga më të mirët në fushën e blertë së bashku me portierin e Tiranës, Visar Bekaj i cili ishte vendimtar me pritjet e tij.

Një paraqitje pozitive kjo e “Dardanëve” të Bernard Shaland të cilët do të kenë edhe dy teste të tjera miqësore përpara ndeshjeve të Kualifikuesve të Botërorit “KATAR 2022”, ndaj Guineas në 8 qershor me fillim nga ora 14:00 dhe ndaj Gaqmbias në datë 11 qershor në orën 19:00.

Related posts

S’ka vend për të te Barça, Munir El Hadadi drejt klubit të madh francez

Isa.Autor

Gattuso: Dështimi i Italisë pjesë e futbollit

Sadik.Autor

Allegri kërkon yllin e Milan te Juventus

Q.Autor

Leave a Comment