Futboll Sport

ARMANDO BROJA NË TESTIN “MILAN”/ Zbulohen shanset për akordin me sulmuesin e Shqipërisë

Armando Broja mund të jetë goditja e merkatos së Milanit në verën e vitit 2023.

Zlatan Ibrahimoviç dhe Olivie Zhiru përkatësisht 41 dhe 36 vjeç nuk mund të luajnë në përjetësi. Edhe nga ana fizike nuk mund të përballojnë ngarkesën e një sezoni që minimalisht i garanton Milanit 50 ndeshje.

Edhe me kushtet aktuale, drejtuesit kanë nxjerrë një mësim pasi nga paketa e avancuar i vetmi në gjendje përdorimi është numri 9.

Ibra rikthehet në janar, ndërsa Origi nuk ka luajtur sa pritej. Dëshira e Maldinit është që të afrojë një qendërsulmues të madh.

Drejtori kuqezi nuk do të kërkojë një lojtar 10 milionë euro, por do të bëjë një goditje 30-40- milionëshe, praktikisht sa vlera e Brojës.

Me 21-vjeçarin e Kombëtares sonë do të freskohej sulmi e njëkohësisht do të ishte një afrim me pamje nga aktualiteti dhe e ardhmja. Mosha e lojtarit është në përputhje me politikën e “Djallit”.

Nga ana e Armandos është edhe fakti që blerjet e Milanit në Angli kanë rezultuar efektive. Tomori dhe Zhiru janë shembuj konkretë, teksa Origi është penalizuar vetëm nga dëmtimi.

NGËRÇI – Siç ndodh në bisedimet e merkatos, duhen parë edhe aspekte të tjera.

Broja ka luajtur në Holandë dhe Angli, ndaj duhet vënë në peshore përshtatja e tij në Serinë A. Edhe sikur tranzicioni të mos ishte problematik, duhet arsyetuar edhe për shifrat.

Në këto momente, sipas “Transfermarkt”, shqiptari vlen 25 milionë euro, por vështirë se Çelsi mund ta lejojë të largohet pa dyfishin e shumës. Londinezët ndihen të fortë në këtë aspekt, pasi sulmuesi sapo ka rinovuar deri në vitin 2028.

Edhe në rast akordi, duhet marrë në konsideratë paga.

Aktualisht Broja paguhet 508 mijë euro, një shumë që nuk do të ishte problem për Milanin, por normalisht që në kushtet e një transferimi edhe pretendimi ekonomik i shqiptarit do të ndryshonte ndjeshëm

Related posts

ISHTE PA KONTRATË/ Ish-lojtari i Inter pritet të nisë një aventurë të re me skuadrën e…

Delo.autor

U HODH SHORTI NË SUPERIORE/ Java e parë e Kampionatit nis me super sfidën…

Delo.autor

Sanchez merr vizën amerikane, i bashkohet M.Utd në turne

Sadik.Autor

Leave a Comment