Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Sainz: Gara e Francës një zhgënjim, dukej sikur i “hanim” gomat

Pas dy garave të mira, në Montekarlo dhe Baku, pista franceze e Le Castellet tregoi se Ferrari ka ende shumë limite dhe probleme këtë sezon të Formula 1. Nga gara e fundit, “kokëkuqja” nuk mori asnjë pikë, pasi pilotët e saj u klasifikuan në vendet 11 dhe 16. Problemi kryesor ishte konsumimi i madh i gomave.

“Jemi të zhgënjyer, pasi u befasuam nga ky konsumim i madh i gomave. Nuk e kishim parashikuar këtë gjë. Dukej sikur gomat konsumoheshin shumë shpejt, sikur makina i “hante” ato. Makinat që në provat zyrtare ishin gjysmë sekondi më të avashta se ne, në garë ishin 2 sekonda më të shpejta”, tha spanjolli Carlos Sainz.

Related posts

PLAS TEK TIRANA/ Edon Hasani dhe Torasa sherr në stërvitje, klubi merr masat

Delo.autor

NISI SEZONIN E RI ME HUMBJE/ Mourinho vendos veton, dëshiron yllin e La Ligas…

Delo.autor

SJELLJET JO TË DUHURA NË KLUB/ Doglas Costa hyn në krizë me Juventusin, sirena largimi në…

Delo.autor

Leave a Comment