Futboll Sport

“PO VAZHDOI KËSHTU ANGLIA DO TË LUFTOJË PËR TROFEUN”/ Trajneri Mema: Kroacia ishte shumë e vakët…

I ftuar në emisionin ‘’Euromania’’ të moderatores Enxhi Biba në ‘’News 24’’, trajneri i njohur Ardian Mema komentoi ndeshjen midis Anglisë dhe Kroacisë duke u shprehur se me këtë lojë anglezët janë favoritë për kompeticonin.

‘’Anglia dominoi në pasime dhe në anë fizike. Në disa momente Kroacia ishte shumë e vakët, Anglia nuk e la të dilte në lojën e saj. Anglia përveç golit pati disa raste ku goditi dhe shtyllën.

Po mos të shikosh lojën të shohësh vetëm statistikat e kupton që Anglia dominoi. Jo pa qëllim e citova që Anglia po luante ndaj nënkampionëve të botës, por çdo gjë varet nga forma e lojtarëve. Anglia është më e freskët, ka disa yje në skuadër.

Kroacia ka një shpërndarje të lojtarëve në disa kampionate ndërsa anglezët luajnë shumica në kampionatin e tyre. Po vazhdoi kështu Anglia do të luftojë për trofeun’’.

Related posts

Brazili shënon ndaj Gjermanisë/ Gabriel Jesus ka shënuar golin e parë

Sadik.Autor

44 VOTA PRO/ Krenar Alimehmeti zgjidhet kreu i Shoqatës së Futbollit në Tiranë

F.autor

MORA NJË GODITJE NË KAVILJE DHE…”/ Lorenc Trashi: U mundova të zbatoja detyrat që më la trajneri Reja

Delo.autor

Leave a Comment