Futboll Sport

RIKTHEU TËRBUNIN NË KATEGORINË E PARË/ Trajneri Dalipi: Ja si e motivova skuadrën ndaj Flamurtarit

Tërbuni dhe me në krye trajnerin Edmond Dalipi kanë korrur një sukses të madh dje, duke u rikthyer sërish në Kategorinë e Parë, pas triumfit ndaj Flamurtarit. Pas ndeshjes trajneri Dalipi për “Panorama Sport” u shpreh:

“Këto ndeshje janë shumë të vështira dhe ne e kishim përgatitur ekipin edhe për penalltitë. Kam shumë falënderime për këtë arritje, së pari për djemtë, pasi kanë sakrifikuar gjithë kampionatin dhe për këtë jam krenar. Falënderimi i dytë shkon për kryetarin e bashkisë, pasi na ka mbështetur shumë dhe meriton respektin e të gjithëve.

Puka e meriton Kategorinë e Parë, sepse ka një infrastrukturë shumë të mirë, tifozëri të mrekullueshme dhe është luks të luash me këtë skuadër në Kategori të Parë. Incidenti i para disa viteve, ku ramë nga kategoria, nuk do të përsëritet më dhe do të ketë vetëm ndeshje ‘Fair Play’.

Për Flamurtarin më vjen keq, sepse është një emër i madh për futbollin shqiptar dhe gjatë gjithë javës i kam karikuar djemtë duke u thënë që në këtë ndeshje Flamurtari ka në favor vetëm emrin e madh, kurse në fushë ishin ata kishin më eksperiencë dhe do të ishin më superiorë, sepse skuadra vlonjate ishte me djem të rinj”.

Related posts

EKSOD largimesh te Barcelona, ja lojtarët që nuk kanë vend në “Kamp Nou”

Sadik.Autor

RIFILLIMI I KAMPIONATIT TË SERIE A/ Bonucci: Më në fund kemi një datë, jemi gati!

Delo.autor

FUND “DRAMATIK” PËR JUVEN/ VAR-i jep penallti për Veronën. Gjuan Pazzini dhe…(VIDEO)

F.autor

Leave a Comment