Futboll Sport

U RIKTHYE PAS 6 VITESH NË KOMBËTARE/ Ylli Benzema: Ka qenë një sezon i vështirë, por ndihem mirë

Karim Benzema u rikthye mbrëm në fushë në ndeshjen Francë-Uells, pas një mungese prej 6 vitesh në kombëtaren franceze.

Sulmuesi i Realit u bë protagonist teksa humbi një 11-metërsh, por në konferencën për shtyp pas ndeshjes Benzema nuk e cilësoi si një zhgënjim, por u shpreh se kishte punuar shumë dhe radhës tjetër do bënte më mirë.

‘’Ka shumë krenari dhe gëzim. Kisha një ndjenjë të forte pasi shkova në atë ndeshje pas një jave të gjatë dhe me stërvitje të fortë. E gjitha ka të bëjë me fitimin e vrullit. Ka qenë një sezon i vështirë me shumë ndeshje. Ndihem mirë dhe kjo tingëllon mirë për të ardhmen.

Ndodh që në një ndeshje të humbësh shumë raste, por gjëja kryesore është t’i krijoni dhe më pas herës tjetër meson t’i bësh më mire.

Ne u përpoqëm shumë. Nuk është e lehtë të luash kundër skuadrave që përdorin pesë mbrojtës dhe luajnë me një bllok të ulët. Është diçka e cila kërkon shumë punë në stërvitje, por në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë. Ne kemi punuar shumë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme’’, e mbylli fjalën e tij Benzema

Related posts

22 GOLA NË 28 NDESHJE/ Genoa në kërkim të një sulmuesi, ndiqet me interes futbollisti shqiptar

Delo.autor

KUALIFIKIMI NË ÇEREKFINALEN CHAMPIONS/ Sergio Ramos: Ja pse penalltinë nuk e bëra “Panenka” ndaj Atalantës

Delo.autor

SERIA A/ Fillon sprinti për një Champions League, tre ekipe në garë për dy vende…

Sadik.Autor

Leave a Comment