Futboll Sport

SFIDA NDAJ FRANCËS PËR “EURO 2020″/ Sulmuesi Werner: Gati për Europianin? Mezi po e pres të nisë…

Gjermania do të presë nesër në mbrëmje Francën në një nga ndeshjet më të forta të Europianit. Në Grupin F, që cilësohet edhe ai i ferrit, Franca, Gjermania, Portugalia dhe Hungaria do të luajnë për një vend në fazën tjetër. Sulmuesi i skuadrës gjermane, Timo Verner, ishte optimist në konferencën për shtyp duke thënë se ndaj Francës skuadra e tij do të luajë shanset për të fituar.

Jeni gati për Europianin?

Mezi po e pres të nisë. Edhe pse erdha më vonë nga pjesa e tjetër e lojtarëve, gëzimi është i madh. Ndeshjet e para i kemi parë në televizor, por tani po vjen radha jonë për të luajtur.

Mund të themi që aksi Bajern-Çelsi është ai i kombëtares?

Është diçka e mirë kur një numër i caktuar lojtarësh luajnë së bashku në klubet e tyre. Kam krijuar eksperiencën time në Bundesligë dhe në Premier Ligë, mendoj që këtë vit jam më i pjekur si lojtar. Dhe këtë dua ta vë në zbatim në ndihmë të skuadrës.

Si ishte sezoni i parë në Angli?

Shumë i mirë, edhe pse në fillim e kisha të vështirë të përshtatesha me ritmin e kampionatit. Ishte diçka shumë ndryshe nga kampionati gjerman, por me fitimin e Champions-it bëmë një mbyllje perfekte dhe mendoj se në sezonin që vjen do të jemi një ekip edhe më i mirë.

Cili është pozicioni juaj optimal?

Mund të luaj në disa pozicione, në sulm nuk është se qëndroj në një vend. Nëse trajneri mendon që jam më i përshtatshëm në krah, atëherë do të luaj atje. Është ai që do të vendosë.

Gjatë gjithë sezonit keni qenë shokë skuadre me Kantenë. Tani do të jeni kundërshtarë, ia keni frikën?

Ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë: vrapon pa pushim dhe dylufton pa pushim. Nëse je në një skuadër me të, është shumë e lehtë për të fituar. Për ne do të jetë shumë e vështirë nëse ai do të jetë në fushë.

Franca ka sulmin apo mbrojtjen më të mirë?

Ata janë kampionë bote dhe për të arritur atë që kanë bërë ata, duhet të kesh një skuadër të kompletuar. Në mbrojtje kanë lojtarë të mëdhenj, një mesfushë dhe sulm gjithashtu. Për t’i ndalur duhet të luajmë si skuadër. Franca është një nga favoritet për të fituar trofeun në fund, por ne mund ta mposhtim nëse bëjmë ndeshjen perfekte.

Sa ka ndryshuar Gjermania nga 2018-ta?

Edhe në Rusi donim të bënim një turne të mirë, por për fat të keq nuk arritëm të vinim në punë motivimin dhe më pas gjithçka shkoi keq për ne, por mund të them që kemi mësuar nga ajo eksperiencë dhe jemi bërë më të fortë.

Sa larg shkon Gjermania?

Është e vështirë për të bërë parashikime. Jemi vetëm në fillim të Europianit. Nëse fitojmë ndaj Francës, shanset për të shkuar larg do të rriten ndjeshëm, por nuk duam të mendojmë apo të flasim për diçka të tillë pasi duam të jemi sa më të qetë dhe larg këtij presioni.

Related posts

E DHIMBSHME/ Argjentinë-Irak: Lojtari njoftohet për TRAGJEDINË pas zëvendësimit (VIDEO)

Isa.Autor

Milan do të presi skuadrën Sassuolo pas atij barazimi zhgënjyes në derbi

Sadik.Autor

TREGON MOMENTIN KUR RA NË DASHURI ME DORTMUND/ Haaland: Isha me babain tim dhe po shikoja një ndeshje në TV…

Delo.autor

Leave a Comment