Futboll Sport

SKANDALI NDAJ FRANCËS/ UEFA hap hetim kundër tifozëve hungarez. Ja arsyeja…

EURO 2020 ka qenë një kompeticion për tu lavdëruar deri tani pasi atmosfera e bukur dhe rikthimi në stadiume i tifozëve kanë ndikuar pozitivisht në turneun veror.

Po jo çdo gjë ka funksionuar siç duhet në këtë turne, pasi disa episode e kanë zbehur sadopak madhështinë e kompeticionit. Në sfidën e djeshme Hungari-Francë, futbollistët francez kanë rënë pre e thirrjeve raciste në stadiumin “Pushkash Arena”. Hungaria është i vetmi shtet i cili ka hapur stadiumet me kapacitet të plotë dhe në sfidën e djeshme ishin të pranishëm mbi 55 mijë tifozë.

Gjatë ndeshjes, drejt sulmuesit Kilian Mbape ka pasur thirrje dhe imitime majmunësh, duke tallur origjinën e tij pasi babi i Mbape është nga Kameruni. Gjithashtu pre e thirrjeve raciste ka rënë dhe Benzema i cili e ka nënën me prejardhje Algjeriane. Kjo nuk është hera e parë për tifozët hungarez, pasi dhe në sfidën ndaj Portugalisë ndërmorën thirrje kundër Kristiano Ronaldos.

Mediat franceze raportojnë se UEFA ka hapur një hetim për këtë çështje pasi vet Mbape është ndjerë i bezdisur dhe e ka shprehur shqetësimin e tij pas ndeshjes. Nuk dihet nëse do të ketë një ndëshkim kundrejt këtyre veprimeve, por racizmi është bërë një problem mjaft I madh në futboll.

Related posts

SHERRI ME TRAJNERIN PAS NDESHJES/ Gomez befason me lamtumirën nga Atalanta: Gasperini? Edhe atë e dua

Delo.autor

Milan do të presi skuadrën Sassuolo pas atij barazimi zhgënjyes në derbi

Sadik.Autor

ALKOOLI DHE DROGA I SHKATËRRUAN JETËN/ Ish-futbollisti i Interit këshillon talentin holandez: Mos shko kurrë tek ky ekip…

Delo.autor

Leave a Comment