Futboll Sport

TAKUAN LOJTARIN E INFEKTUAR ME COVID-19/ Federata Angleze merr vendimin për dy yjet e “3 Luanëve”, ja emrat…

Mezon Maunt dhe Ben Çiluell nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e mbrëmjes së sotme ndaj Republikës Çeke dhe do të vetë izolohen.

Kjo vjen si pasojë se dy yjet e Anglisë u takuan me lojtarin e Skocisë, Billi Gilmur gjatë ndeshjes derbi të Britanisë së Madhe të premten e kaluar dhe ky i fundit ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë Federata Angleze e Futbollit me anë të një komunikate zyrtare.

Në deklaratë thuhet se të dy lojtarët do të qëndrojnë të vetë-izoluar deri më 28 qershor duke u stërvitur individualisht në qendrën stërvitore të skuadrës së Totenhemit.

Anglia ndodhet në Grupin D dhe aktualisht ka grumbulluar 4 pikë nga ku edhe me barazimi në mbrëmjen e sotme do t’i kualifikonte.

Related posts

HEDH HAPIN E MADH NË KARRIERË/ Talenti shqiptar firmos zyrtarisht me Inter, ja emri…

Delo.autor

128 rivalë, 4 numra të ndryshëm, 1 ekipi i preferuar dhe Inter. 33 gjëra që nuk dini për Cristiano Ronaldo-n

Q.Autor

LIVE/ Mbyllet Real Madrid-Sociedad. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment