Futboll Kategoria Superiore Sport

U LARGUA NGA TIRANA/ Sulmuesi Kale ngacmon Torassën për pozën: Kjo është më e mira… (FOTO)

Elton Kale nuk do jetë më lojtar i Tiranës dhe këtë e ka konfirmuar vetë braziliani ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Menjëherë pas konfirmimit të largimit të tij, kanë “vërshuar” lajmet nëpër mediat sportive në vend, por ajo që bën më shumë përshtypje është se në një postim të hedhur në “Instastory” i  Kale, është parë teksa lexon gazetën “ Panorama Sport”  ku nuk ka nguruar të ngacmojë Torasën duke shkruar shkruar: “Le të shikojmë se çfarë thotë gazeta sot”.

Madje 32-vjeçari brazilian nuk kurseu edhe batutat në lidhje me foton e publikuar në artikullin e gazetës ku konfirmohej largimi i tij nga skuadra kryeqytetase duke thënë se: “Nuk më pëlqeu, kemi një foto tjetër më të bukur” duke e shoqëruar kështu shkrimin e tij me disa emoji gazmorë.

Në postimi e radhës, Kale shpërndau një foto teksa ai dhe Torasa janë të veshur me kostum, duke vendosur mbishkrimin:

“Kjo është fotoja më e mirë”, teksa ka bërë tagg dhe Panorama Sport. Gjithashtu braziliani ka vendosur edhe një shigjete tek një tabelë ku shkruan free, duke lënë të kuptohet se tashmë si ai dhe Torasa janë lojtarë të lirë.

Related posts

De Biazi parashikon: Juventusi ia del në Londër

Q.Autor

KËSHILLON TRAJNERIN GUARDIOLA/ Ish-mbrojtësi Richards: Ja lojtari që duhet të marrë për të fituar Premier League

Delo.autor

NDESHJA NDAJ KASHIMAS/ Marcelo: Ai është një nga lojtarët më të mirë në skuadër, nuk duhet…

Isa.Autor

Leave a Comment