Futboll Sport

AKUZOI SPINACOLA-N SI HILEQAR/ Motra e futbollistit të Belgjikës kërkon falje: Më vjen keq që… (FOTO)

Në sfidën Itali-Belgjikë, mbrojtësi “axurr” Spinacola u dëmtua dhe u detyrua të lërë fushën e lojës me barelë.

Ditën e ndeshjes, motra e portierit të Belgjikës Tibo Kurtua, Valeri Kurtua akuzoi anësorin e Italisë se e bëri qëllimisht veprimin për të vonuar lojën. “Këto janë hile”, shkruante Valeri Kurtua në rrejtët sociale duke postuar dhe një foto të Spinacolës në barelë.

Por një ditë më vonë kur u mor vesh dëmtimi i futbollistit të Romës, Valeri ka kërkuar falje duke i uruar shërim të shpejtë Spiancolës.

“Më vjen shumë keq që turneu i Spinacolës mbaroi kështu. Unë kërkoj falje për reagimin tim në atë kohë dhe shpresoj që ai të shërohet”, shkruan Valeri.

Related posts

SERIE A/ Donnarumma përjashtohet nga lista e Under 23 më të mirë

Sadik.Autor

LIVE/ Kukësi – Kastrioti: Përfundon pjesa e parë, verilindorët kontrollojnë sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Allegri kërkon përforcime, lojtari i Lazios objektivi kryesor i bardhezinjëve

Sadik.Autor

Leave a Comment