Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Rivaliteti Mercedes-Red Bull, Hamilton tregon “përulësi”: Janë më të mirë

Lufta mes tyre vazhdon që në provat e para të lira të Çmimit të Madh të Austrisë. Maks Vershtapen në epërsi gjatë mëngjesit dhe Luis Hemilton më i shpejtë në pasdite.

Ama dueli vazhdon, madje edhe me fjalë, me anglezin e Mercedesit që di të jetë dinak edhe në deklarata. Hamilton pas kohës më të mirë gjatë pasdites hedh ujë në zjarrin e entuziazmit të Red Bullit. “Ata me siguri kanë diçka rezervë në ‘xhepat’ e tyre, por sot (dje) ne kemi bërë përparime.

Tanët janë hapa të vegjël përpara, por unë besoj se ata kanë dy të dhjetat avantazh, mbase një e gjysmë. Në këto kushte progresi ynë nuk është i mjaftueshëm”, deklaroi Hamilton. Më pas anglezi analizoi ditën e mirë të makinës së tij. “Në xhiron teke ndihem mirë, por unë pres që ata të përdorin më mirë motorin dhe ‘hartën’ e tyre të trajektoreve, pak si ne dikur.

Ne duhet të punojmë shumë, me ftohtësinë e makinës jemi mirë. Në sesionin e parë provova disa goma që nuk më pëlqyen, por pasdite u kthyem në rrugën e duhur dhe jam i lumtur. Ka vetëm diçka për të përshtatur dhe jo të strapacohemi e të përmbysim makinën”, mbylli Hamilton.

VERSHTAPEN DHE GOMAT E BUTA – Maks Vershtapen gjithashtu duket se po teston limitet e makinës së tij. “Nuk ishim të përsosur në provat e pasdites, por u ndjeva mirë në makinë, e cila nuk ka probleme reale. Mercedesi, megjithatë, duket mjaft i shpejtë me gomat e buta, kështu që thjesht duhet të sigurohemi që të kemi pak më shumë ritëm me atë set gomash, sepse jemi mesatarisht më të fortë në ‘long run’, që është gjëja më e rëndësishme për garën.

Pista u bë pak e rrëshqitshme, por ne kishim një ritëm të mirë. Mendoj se do të jetë një fundjavë e luftuar mes nesh, sepse Mercedesi duket se është përmirësuar pak, por gjëja më e rëndësishme do të jetë të menaxhojmë më mirë në garë gomat më të buta”, mbylli holandezi Vershtapen i makinës Red Bull.

Related posts

PAS FITORES NDAJ UELLSIT PËR “EURO 2020″/ Mesfushori Verratti: Konkurrenca? Ekipi kombëtar i përket…

Delo.autor

Ndeshja me Izraelin shumë pranë, kombëtarja sjell “shqiponjat” në shtëpi

Isa.Autor

OLIANKA SËRISH PROTAGONIST/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut shënon në kampionat (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment