Futboll Kategoria Superiore Sport

“AMBIENT IDEAL, DO BEFASOJMË SUPERIOREN”/ Mbrojtësi Ymeralilaj: Ju tregoj pse zgjodha Egnatian

Franc Ymeralilaj ishte një tjetër afrim “big” në këtë merkato vere tek Egnatia. Mbrojtësi i është bashkuar skuadrës së drejtuar nga trajneri Gugash Magani vetëm në ditët e fundit.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, mbrojtësi Franc Ymeralilaj rrëfen gjithçka, duke filluar nga pranimi i ofertës, si dhe atë që premton me fanellën rrogozhinase.

Çfarë ju bindi që pranuat ofertën e rrogozhinasve në këtë merkato vere?

Fillimisht dua të theksoj se detaji kryesor që më bindi ishte se vura re një skuadër që i kishte planet me seriozitet. Gjithashtu, stafi me përvojë nga trajneri Magani e me radhë ishte një tjetër shtysë për të bashkëpunuar. Presidenti e drejtuesit më bënë me dije se Egnatia do të jetë ndryshe nga ajo e mëparshmja. Me pak fjalë, nuk u mendova shumë dhe vendosa të jem pjesë e një skuadre me objektiva konkretë.

Si jeni ndier në këto dy ditët e para të stërvitjes me skuadrën?

Jam ndier shumë mirë në këto ditë të para të ardhjes sime në skuadër. Që të gjithë më mirëpritën dhe u ndjeva i befasuar shumë. Edhe gjatë stërvitjes nuk e kisha të vështirë ambientimin me punën e stafit dhe me shokët. Mendoj se përshtatja e shpejtë do të më vlejë për një ecuri sa më komode. Kam luajtur si kundërshtar me shumë nga lojtarët dhe pothuajse i njoh disa prej tyre.

Duke qenë se e njihni mirë Superioren, si mendoni, e ka të lehtë Egnatia garimin midis klubeve të tjera me traditë?

Po, kam luajtur gjatë në Superiore me fanellën e Bylisit. Kampionati ka pasur vështirësitë e veta në çdo javë. Duke qenë të bashkuar, kemi arritur parashikimet që kishim. E njëjta gjë vlen dhe tashmë tek Egnatia, ku asnjë kundërshtar nuk duhet konsideruar i lehtë. Gara është e njëllojtë për të gjithë, vetëm se duhet të marrim me seriozitet gjithçka. Së bashku duhet të japim maksimumin e mundshëm në çdo fushë. Askush nuk duhet të na konsiderojë të kalueshëm vetëm se ne do të bëjmë llogaritë tona çdo rast.

Te Bylisi u dalluat si mbrojtës, po në sezonin e ri çfarë premtoni?

Premtoj se në aspektin personal do të bëj më të mirën për fanellën e besuar. Gjatë karrierës sime dhe tani kam besuar se me punë arrihet gjithçka. Shpresoj ta ndihmoj skuadrën jo vetëm në repartin e mbrojtjes, po kudo stafi ka nevojë. Përshtatem mirë me lojën si fillim e më pas, pse jo, suksesi në tërësi të vijë edhe nga mbrojtja. Kam besim plotë se do të jemi afër objektivave që do të vendosen e të jemi sa më lart në renditje.

Keni shënuar gola në disa raste, pavarësisht rolit ku luani…

Në fillim më e rëndësishme mbetet të mbulosh si duhet rolin ku bën pjesë. Gjatë minutave të jesh i saktë në momente të ndryshme në kombinimet me shokët e tjerë. Nga ana tjetër, edhe skuadra të ketë në favorin e saj gjithçka në mënyrën e duhur. Golat çdokush që zbret në fushë ka dëshirë t’i realizojë. Më e veçanta është që të jesh i vëmendshëm ne ato raste që të paraqiten. Gjithmonë ia kam dalë të gjej rrugën e rrjetës. Besoj se dhe tek Egnatia do të përmbush detyrat e dhëna. E në vazhdim, gjatë lojës, të tregoj cilësitë e mia dhe me gola po qe se është e nevojshme

Related posts

KTHESA E PAPRITUR! Menaxheri i Cristiano Ronaldos udhëton drejt Parisit! Mbappe ka rol KYÇ

F.autor

I shkaktoi humbjen Barcelonës, shpërblehet “ylli” shqiptar i Levantes

Sadik.Autor

Mancini: Italia do të rimarrë mbrapsht gjithçka me interesa

Sadik.Autor

Leave a Comment