Futboll Sport

EKIPI REKORDMEN NË “EURO 2020″/ Pasime, saktësi dhe gola, Spanja përhap panik

Në 22 ndeshjet që kanë luajtur mes tyre, Spanja ka humbur vetëm një herë kundër Zvicrës dhe ky është një sinjal pozitiv në prag të sfidës së sotme, e vlefshme për çerekfinalet e Europianit. Zvicra ka luajtur 4 herë në këtë fazë, por i ka humbur 3 të mëparshmet. Spanja nga ana tjetër ka një ecuri fantastike sa u përket golave. Askush nuk e kishte menduar diçka të tillë kur nisi Europiani që Spanja do të ishte skuadra më goleadore.

“Furia e Kuqe” u bë ekip i parë në histori që shënon nga 5 gola në dy ndeshje radhazi të Europianit. Kurrë nuk kishte shënuar më shumë sesa 4 gola në 42 ndeshjet e para të këtij kompeticioni. Meqë jemi te golat, edhe Zvicra ka pasur një rritje në aspektin e golave pasi ka shënuar 3 në 2 ndeshjet e fundit të Europianit.

Kundër Francës pati një saktësi 25% të goditjeve në portë, e thënë ndryshe që shënoi 3 gola me 12 goditje. Efektiviteti nuk është i keq. Por “Furia e Kuqe” ka një armë të fortë në këtë kompeticion dhe në të gjithë historinë e saj, çka është qarkullimi i topit dhe saktësia e pasimeve. Mesatarja e zotërimit të topit nga Spanja është 73%, ndërsa saktësia e pasimeve 90%.

INDIVIDËT- Ferran Torres është sekreti i kësaj skuadre. Ai ka marrë pjesë në 8 gola në 9 ndeshjet e fundit të Spanjës me 7 gola dhe një asist. Ai ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në 2 ndeshjet e fundit dhe nëse shënon një tjetër, mund të bëhet spanjolli i parë që shënon në tri ndeshje radhazi dhe do të ishte rekord. Nuk duhet harruar edhe Alvaro Morata. Me apo pa polemika, sulmuesi i Juventusit është një nga më të rëndësishmit e ekipit të Enrikes. Ai është lojtari me më shumë tentativa në portë dhe ka shënuar 2 gola.

Morata është golashënuesi më i mirë i Spanjës në këtë Europian dhe vendin e parë e ndan me Sarabian e Ferran Torresin, të tre nga 2 gola. Në radhët e Zvicrës duhet të veçojmë sulmuesin Haris Seferoviç, i cili në këtë Europian ka shënuar 3 gola. Pritet një duel spektakolar në Rusi, ku të dyja skuadrat do të japin gjithçka për të arritur në fazën e gjysmëfinaleve të Europianit. Zvicra tregoi se asgjë nuk është e lehtë sepse eliminoi Francën kampione bote.

Related posts

Luis Suarez premton të mos kafshojë më: Jam tjetër njeri tani

Sadik.Autor

Këtë nuk e keni parë KURRË/ “YJET” e REALIT dhurojnë SPEKTAKËL në stërvitje (VIDEO)

Isa.Autor

“KUQEZINJTË” JANË TË PAPARASHIKUESHËM”/ Zaccheroni: Ja si e ka ndryshuar Pioli Milan-in këtë vit

Delo.autor

Leave a Comment