Futboll Kategoria Superiore Sport

“KLUBI KA NJË PROJEKT PËR TË ARDHMEN”/ Mbrojtësi Sofranak karikon blutë: Dinamo luan për trofe

Dinamo konfirmoi dy ditë më parë marrëveshjen me qendërmbrojtësin e kombëtares së Malit të Zi, Aleksandar Sofranak. Vetë malazezi për mediat e vendit të tij ka rrëfyer dje firmën me blutë e kryeqytetit shqiptar.

“Klubi ka një projekt serioz. Ata ishin në krizë, por tani kjo i përket së shkuarës, pasi drejtuesit e rinj duan të bëjnë një ekip të fortë. Ambicia e klubit është të luftojë për trofe, nëse jo këtë vit, atëherë sezonin e ardhshëm patjetër. Kjo gjë më tërhoqi mua dhe jam i bindur se kam bërë një zgjedhje të mirë”, u shpreh Aleksandar Sofranak për mediat malazeze.

30-vjeçari Sofranak është një lojtar i afirmuar dhe me shumë eksperiencë, pasi përveç OFK Titogradit dhe Sutjeskës së Nikshiqit në Malin e Zi, ka luajtur edhe në kampionate si ai serb, kroat, belg dhe boshnjak.

Me kombëtaren numëron 11 ndeshje deri më tani, ndërsa për herë të fundit me fanellën e kombit të tij ka qenë 90 minuta në fushë në ndeshjen e 14 nëntorit 2020, Azerbajxhan-Mal i Zi 0-0.

Sofranak mbylli sezonin te Sutjeska, duke qenë një titullar i padiskutueshëm, ndërsa vetëm pak ditë më parë prishi kontratën me klubin që merr pjesë në Ligën e Konferencës.

FAZA PËRGATITORE – Të hënën e ardhshme në kompleksin “Football Republik” në Barbas, do të nisë udhë Dinamoja e Superiores, fillimisht me fazën përgatitore, e cila do të kalojë në tri minifaza, ndoshta 10-15-ditore. Minifaza e parë pritet të nisë nga 5 deri më 20 korrik, e cila do t’i kushtohet më shumë përgatitjes fizike, nëpërmjet dy ndihmëstrajnerëve të Bledi Shkëmbit, italianëve Françesko Vitobelo dhe Daniele Nervi (përgatitës atletik).

Më pas do të ketë një minifazë grumbulluese në Pogradec, e cila mund të nisë nga data 20 korrik ose 1 gusht dhe do të zgjasë 10 ditë. Minifaza e tretë do të jetë ajo e konsolidimit të skuadrës dhe do të rikthehet në kompleksin “Football Republik” deri në nisjen e kampionatit. Kjo minifazë do të ketë në program edhe mjaft ndeshje miqësore për të parë ecurinë dhe gjendjen e lojtarëve

Related posts

“TASHMË MILAN ËSHTË NJË TJETËR EKIP”/ Trajneri Piol: Kemi ndryshuar pozicion në fushë dhe…

Delo.autor

PAS DEKLARATËS QË NDEZI POLEMIKA/ Ja kushti i vetëm që Neymar i kërkon PSG-së për të rinovuar kontratën…

Delo.autor

ARRITËN KËTË FAZË FALË PUNËS DHE VULLNETIT/ Dy motrat shqiptare kampione në peshëngritje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment