Futboll Sport

“DASHURIA GJITHMONË FITON”/ Saka thyen heshtjen: Nuk ka vend për racizëm ose urrejtje në futboll dhe…

Bukajo Saka u bë protagonist në finalen e Uemblit duke humbur penalltinë përballë Donarumës për t’i dhënë Italisë trofeun e Kampionatit Europian.

Në ditët më pas në drejtim të 19-vjeçarit shpërthyen një lumë komentesh raciste dhe ofenduese, teksa Saka ka menduar të flasë dhe t’i japë fund heshtjes.

‘’Nuk ka vend për racizëm ose urrejtje në futboll dhe në asnjë sferë shoqërore. Dhe kur shumica e njerëzve bashkohen për të raportuar në polici këdo që dërgon këto mesazhe dhe largon urrejtjen me mirësi, ne do të fitojmë. Dashuria gjithmonë fiton!

“Unë nuk dua që ndonjë fëmijë apo i rritur të marrë mesazhe urrejtëse dhe ofenduese siç mora unë, Zhadon dhe Rashford gjatë kësaj jave. Unë menjëherë e kuptova se çfarë trajtimi do të merrja dhe është një realitet i trishtueshëm që rrjetet sociale nuk po bëjnë sa duhet për t’i dhënë fund këtyre mesazheve.

Ndjej që ju kam zhgënjyer të gjithëve, por ju premtoj se nuk do të dëshpërohem nga të gjitha gjërat negative që kam vuajtur në ditët e fundit”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Epidemia nuk kursen as futbollistët, klubi italian vendoset në…

Delo.autor

RENDITJA E KLUBEVE ME FITIM TË LARTË/ “Los Blancos” kap fronin e pushtetit ekonomik, Barcelona ngjit shkallët (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Francë-Suedi. Rezultati 4-2

Delo.autor

Leave a Comment