Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Arsenali ul çmimin, Roma nis sulmin final për mesfushorin Xhaka

Roma është gatshi të përshpejtojë operacionin për blerjen e Granit Xhakës. Arsenali në fakt ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit qendror të Anderlecht, Albert Sambi Lokonga, duke zhbllokuar kështu shitjen e mesfushorit shqiptar të Zvicrës. Negocimi midis dy klubeve është duke vazhduar dhe ka pasur përafrim, siç konfirmohet nga media angleze.

Arsenali, pasi ka gjetur zëvendësuesin për kapitenin e kombëtares helvete, mund t’i plotësojë nevojat e Tiago Pinto. Roma ka ofruar 15 milionë euro për Xhakën, ndërsa “Topçinjtë” nga 23 milionë, sa kërkuan në fillim, janë ulur te 18 milionët, duke përfshirë bonuse. Së shpejti Mourinho do të ketë mesfushorin e tij të dëshiruar fort nën urdhëra.

Related posts

Skënderbeu fitore bindëse ndaj Besës, vjen për provë edhe një sulmues francez

Isa.Autor

Kthehet në kampionat si trajner, legjenda e MILANIT nuk e harron të kaluarën

Isa.Autor

KONTRATA E RE PËR MESSIN NGA PSG-JA/ Ja kur do të vendosë argjentinasi për të ardhmen

F.autor

Leave a Comment