Sport Të tjera

MORI “KALIN” NË VALIXHE/ Shpresa e Shqipërisë për medalje olimpike nuk pret të hapet palestra në Tokio (VIDEO)

Shqipëria synon të kthehet me medalje nga Lojërat Olimpike që zhvillohen pas pak ditësh në Tokio dhe një nga shpresat më të mëdha për delegacionin kuqezi është pikërisht Matvei Petrov. Gjimnasti rus, i natyralizuar si shqiptar, pasi ka fituar medalje të arta në Europian dhe në Kupën e Botës për flamurin kuqezi, shkon në Olimpiadë me një synim të qartë që të luftojë për medalje edhe atje.

Edhe pse ka më pak se një ditë në Tokio, ai nuk ka pritur hapjen e të gjithë ambienteve sportive, mes të cilës edhe palestra e gjimnastikës, por ka nisur përgatitjen individualisht në hotel. Në një video të postuar nga KOKSH në rrjetet sociale, shfaqet sportisti teksa stërvitet në kalin me doreza të improvizuar në ambientet e Fshatit Olimpik, me një pajisje të cilën ai e ka marrë me vete nga Europa.

“Gjimnasti Matvei Petrov ka nisur seancën e tij të parë stërvitore sot në mëngjes. Ndonëse salla e stërvitjes zyrtare nuk është hapur ende, asgjë nuk e ka ndalur Matvein të marrë pajisjet e stërvitjes në valixhe me vete (kalin me doreza-pommel horse) duke mos ndërprerë kështu planin e tij stërvitor. Ai dhe trajneri i tij Alon Hasa kanë planifikuar stërvitje të tillë edhe pasdite, duke e kombinuar edhe me fitness”, shkruante KOKSH përkrah kësaj videoje të veçantë që shfaqte gjimnastin teksa përgatitej për garën e tij që nis të shtunën e ardhshme.

VIDEO

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Mbrojtësi Shaw luajti në finale ndaj Italisë brinjë të thyera, ja shkaku…

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Nga numri i kartonave e deri tek dyshimet e sulmit, Cungu i paqartë për t’u ndeshur me Partizanin

Isa.Autor

Egjipti nuk i rinovon kontratën/ Ish-trajneri i Interit largohet pas Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment