Futboll Sport

NDRYSHIME RADIKALE NË FUTBOLL/ Arsene Wenger shpjegon se si do të funksionojë plani i FIFA-s

Është e qartë për FIFA-n që futbollit ka mjaft probleme dhe duhet të ndryshojë urgjentisht. Gjithçka lidhet me numrin e lartë të ndeshjeve që luan një futbollist gjatë 1 sezoni si dhe ndalesat e shumta të kombëtareve, duke sjellë shqetësime tek klubet.

Ish-trajneri i Arsenalit, njëkohësisht shef për zhvillimin e futbollit në FIFA, Arsen Wenger u ndal të fliste gjatë në një konferencë për shtyp duke shpjeguar të gjitha problemet aktuale të FIFA-s si dhe mënyrën e zgjidhjes.

“Të gjithë janë të shqetësuar për sasinë dhe cilësinë e ndeshjeve që luajnë. Do të mundohemi të bëjmë më pak udhëtime dhe më pak ndryshime klimatike.

Mënyra e kombinimit të ndeshjeve të ekipeve dhe kombëtare nuk është më e përshtatshme. Ne duhet të zvogëlojmë sasinë e ndeshjeve, por ato duhet të jenë shumë më interesante. Tifozët duan ndeshje më të rëndësishme.

 

 

Kalendari aktual është i vjetëruar. Në shtator tashmë ekziston ndalesa e parë, në tetor e dyta, në nëntor e treta dhe në mars ndalesa e katërt për kombëtaret. Në qershor fillon ndalesa e fundit dhe në korrik starton sezoni i ri. E gjithë kjo është shumë. Ka të bëjë me riorganizimin e raundeve kualifikuese për të shmangur udhëtimet.

Gushti dhe shtatori do të ishin për futbollin e klubeve dhe tetori për raundet kualifikuese. Nga nëntori deri në fund të sezonit përsëri për futbollin e klubeve. Logjikisht, vera do të mbetej për fazat përfundimtare si Kupa e Botës, Kampionati Europian dhe Kupa e Amerikës.

Gjithçka duhet të riorganizohet. Përfitimet do të jenë për të gjithë, duke filluar me klubet. Nuk do të ketë ndalesa. COVID ka ndryshuar situatën. Ne kemi vendosur të riorganizojmë orarin e ndeshjeve ndërkombëtare. Kur të vendoset, ne do të kthehemi në Kupën e Botës për Klube dhe do të shohim nëse ka nevojë për ndryshime” – u shpreh Wenger.

Kupa e Botës çdo dy vjet

“146 federata kanë kërkuar ta organizojnë Kupën e Botës në dy vjet dhe në dhjetor do të shohim çdo të ndodhë. Përgjigja nga të gjithë ka qenë shumë pozitive, madje edhe nga futbollistët aktiv. Më 19 dhjetor do të mësohet, nëse federatat e miratojnë.

Ka shumë federata që nuk kanë luajtur ende një Kupë Bote. Ndalesat kombëtare janë më të këqijat për ekipet dhe këtë e them sepse unë kam qenë trajner klubi për një kohë të gjatë dhe e di mirë këtë” – përfundoi Arsene Wenger.

Related posts

Problem te Real Madrid, dëmtohet edhe Isco

Sadik.Autor

BAYERN NUK I NDAHET CHIESA-S/ Por e dëshiron edhe gjysma e Anglisë. Në Mynih vjen mbrojtësi më i mirë i Serie A

F.autor

ZYRTARE/ SHQIPËRIA njihet me gjyqtarin e miqësores, një emër i njohur për KUQEZINJTË

Isa.Autor

Leave a Comment