Futboll Sport

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Sulmuesi Berg merr vendimin, tërhiqet nga kombëtarja suedeze pas 13 vitesh

Futbollisti suedez Marcus Berg është tërhequr nga kombëtarja nordike pas përfundimit të Kampionatit Europian.

Suedia bëri mjaft mirë këtë kompeticion duke dalë e para në grup dhe duke arritur deri në fazën e 1/16-ve, por më pas u eliminua nga Ukraina e Shevçenkos.

Berg nuk arriti të bëhet protagonist dhe kishte planifikuar tërheqjen nga nordikët që në sezonin e kaluar, por e shtyu vendimin për shkak të pandemisë. 34-vjeçari debutoi në vitin 2008 me Suedinë në një ndeshje kundër Turqisë dhe që nga ajo kohë luajti 90 ndeshje dhe arriti të realizonte 24 gola.

Vetë futbollisti reagoi duke shprehur keqardhje për këtë vendim: “E dija që Euro 2020 do të ishte kompeticioni i fundit për mua me fanellën e ekipit kombëtar. Ideja e tërheqjes ishte që vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë’’.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Real Madrid hap dyert. Ancelotti merr 7 emra në ekip të parë, do të zgjedhë 3

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Chelsea mposht skuadrën e Mourinhos dhe ngjiten në vendin e gjashtë

Delo.autor

SHKATËRROI STOLAT GJATË NDESHJES TIRANA-KUKËSI/ Arrestohet në flagrancë tifozi 19-vjeçar, ja dënimi që merr

Delo.autor

Leave a Comment