Futboll Sport

“EURO 2020″/ Mbretëresha Elisabet motivon “Tre Luanët”, kampionët e botës të 82’ letër “axurrëve”

Në prag të finales së Euro 2020, Itali-Angli, në të dy kampet ka pasur letra motivuese. Mbretëresha Elizabeth II i dërgoi mesazhin e saj personal për fat të mirë trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate dhe gjithë ekipit.

“Pesëdhjetë e pesë vjet më parë isha me fat që i dhashë Kupën e Botës, Bobby Moore, dhe pashë se çfarë do të thoshte për lojtarët, drejtuesit dhe stafin për të arritur dhe fituar finalen e një turneu të rëndësishëm ndërkombëtar të futbollit.

Unë dua t’u dërgoni urimet e mia dhe të familjes sime, të gjithëve për arritjen në finale të Kampionatit Evropian dhe ju uroj që historia të regjistrojë jo vetëm suksesin tuaj, por edhe shpirtin, angazhimin dhe krenarinë me të cilën ju karakterizon” – ishin fjalët e Mbretëreshës Elisabet.

Tek Italia motivimin e bënë kampionët e botës të vitit 1982, që për koicidencë, triumfuan më 11 korrik. Nga Dino Xof, te Barezi, Kolovati kjo letër ka emocionuar vërtetë të gjithë lojtarët aktual të Italisë.

“Të kaltër! Javët e fundit kemi parë tek ju shumë, shumë prej nesh dhe të historisë sonë, sportive dhe njerëzore. Në guximin tuaj, në pasionin tuaj, në ndjenjën tuaj të përkatësisë, në vrullin tuaj përpara pas një periudhe të vështirë, ne e kemi gjetur veten.

Historitë e mira nuk harrohen kurrë sepse nuk mbarojnë kurrë; ato bëhen emocione që mbeten me kalimin e kohës, kujtime që forcohen, duke kaluar nga zemra në zemër, nga kujtesa në kujtesë.

Do të jetë e njëjta gjë për ju. Çfarëdo që të ndodhë. Faleminderit që na bëtë t’i rijetojmë të gjitha këto, që na bëtë të ndjehemi edhe një herë të rinj dhe të patrembur dhe që treguat se brenda çdo italiani ekziston një forcë e thellë, e madhe dhe shpesh e paparashikueshme, e cila shpërthen në momente të vështira dhe e bën të mundur.

Gjithmonë guxoni, ëndërroni për të ardhmen që mund të ndërtoni. Dhe tani shkoni në Londër, zbrisni në atë fushë dhe jepni gjithçka siç keni dhënë gjithmonë … historitë e mira nuk mbarojnë kurrë!”

Dino Xof, Franko Barezi, Bepe Bergomi, Antonio Kabrini, Fulvio Kolovati, Klaudio Xhentile, Lele Oriali, Marko Tardeli, Franko Kauzio, Çiço Graciani, Alesandro Altobeli, Daniele Masaro” – shkruanin kampionët italianë të 1992.

Related posts

DYBALA ka objektiv Championsin: Ky e meriton “Topin e Artë”, por do ta fitojë…

Isa.Autor

“VENDOSJA E OBJEKTIVAVE ËSHTË E VËSHTIRË”/ Flet Conte: Barcelona nuk është e lumtur që…

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Tashmë është e qartë e ardhmja, POGBA “kapet mat” me…

Isa.Autor

Leave a Comment