Bundesliga Futboll Sport

FAZA PËRGATITORE/ Sulmuesi Sane bën Bayern-in me “dhimbje koke”, Nagelsmann i jep shansin e fundit

Leroi Sane kreu të hënën seancën e parë stërvitore nën urdhrat e Julian Nagelsmanit. Ky i fundit pret shumë nga ylli gjerman, i cili duhet të nisë menjëherë nga puna për të fituar besimin e trajnerit të ri.

Jo vetëm trajner, por edhe tifozët, edhe drejtuesit më të lartë të klubit gjerman presin shumë nga Sane. Sezoni i tij i parë në Mynih nuk ishte ai që të gjithë prisnin, më pas erdhi kampionati Europian që ishte gjithashtu një zhgënjim.

Vetë Sane e dinte që përgjegjësinë që kishte kur erdhi në skuadrën më të titulluar në Bundesligë. Ai jo pa arsye mori numrin 10 mbi shpinë, një numër të cilin e ka mbajtur për shumë vite ish ylli holandez Arjen Roben. “Dua që bëhem i rëndësishëm për skuadrën dhe ta nderoj numrin që mbaj mbi shpinë. Bajerni është një sfidë sa e bukur, aq dhe e vështirë për një lojtar”, tha Sane kur mbërriti nga Mançester Siti në Mynih. Edhe pse ai shënoi gjashtë gola dhe dha 10 asiste në sezonin e tij të parë, sërish shkëlqimi i tij ka munguar.

RREZIKU – Nëse ai do të vazhdojë të qëndroj në hije dhe në fillimin e këtij sezoni, atëherë rreziku për t’u larguar nga kampionët është i madh. Paga prej 15 milion eurosh në vit plus bonuse ka bërë që Sane të hyjë te lojtarët më të paguar në klub si Gorecka dhe Joshua Kimish, të cilët janë pranë rinovimit të kontratave të tyre.

SHANSI – Sane i cili erdhi për gati 50 milion euro nga skuadra e Mançester Sitit, ka shansin për ta treguar se është ylli i skuadrës, ashtu siç pritej të ishte që në sezonin e kaluar. Ai hyn te blerjet më të shtrenjta në historinë e klubit pas Lukas Hernandezit 80 milionë euro dhe Dajot Upamekanos 42.5 milion euro. Cilësitë e tij janë të njohura nga të gjithë dhe shpresa e vetme tani ngelet vetëm te trajneri, Julian Nagelsman, që shpreson të ndezë zjarrin brenda lojtarit që ky i fundit të tregojë se çfarë di të bëjë në të vërtetë. Leroi është një yll që të gjithë presin të shkëlqejë sa më shpejt në skuadrën bavareze, ndoshta ky është sezoni i duhur.

Related posts

Shtanget Kamza, Lushnja barazon rezultatin me sulmuesin Sefa

Sadik.Autor

SFIDON “PËRBINDËSHIN” RONALDO/ Portieri Neuer: Nuk kam frikë nga portugezi për një arsye…

Delo.autor

“HYJMË NË FUSHË PËR FITORE NDAJ SKËNDERBEUT”/ Flet trajneri Ahmataj: Kemi shumë nevojë për…

Delo.autor

Leave a Comment