Futboll Sport

FINALJA! “Wembley” i gjithi anglez të dielën, por gjithë Europa bën tifo për Italinë

Europa do të bëjë tifo për Italinë në finale e Euro 2020. Do ta bëjë, sepse Brexit është ende një plagë e hapur për kontinentin e vjetër, do ta bëjë gjithashtu, sepse afrimiteti i Anglisë me UEFA-n dhe presidentin e saj Ceferin ka gjeneruar një ndjenjë kolektive negative.

Pas mbështetjes së trajnerit të Spanjës, Luis Enrike, “axurrët” kanë në krahun e tyre edhe drejtuesit e Bashkimit Europian, nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, te presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. “Zemra e saj është me Italinë”, – ka thënë zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer, duke iu referuar Von der Leyen. “Natyrisht, do të bëjë tifo për Italinë”, – ka pohuar homolugu i presidentit të Këshillit Europian.

Mbështetje e sigurt kjo, pas tensionit mes qeverisë britanike dhe Bashkimit Europian për Brexit. Më pak i sigurt ishte suporti i francezëve, që sipas një sondazhi të “Equipe”, 69% do të bëjë tifo për Italinë, 20% për Anglinë dhe 11% për asnjë prej tyre. Do të bëjnë tifo për Kielinin me shokë edhe danezët, të eliminuar në gjysmëfinale nga një penallti shumë e dyshimtë në favor të Anglisë nga arbitri Makeli.

“Armiq” për skuadrën e Southgejt janë edhe ata të shtëpisë, skocezët, edhe pse bëjnë pjesë në Britaninë e Madhe. Megjithatë, parashikimet anojnë nga Anglia, duke qenë se luan në shtëpi, përpara publikut të saj. Një avantazh i madh. “Wembley” të dielën në mbrëmje do të jetë një det i bardhë, me një rrip të madh blu, sektorin e rezervuar për italianët rezidentë në Mbretërinë e Bashkuar. Për momentin, është e sigurt prania e 7500 italianëve (6500 rezidentë dhe 1000 që do të shkojnë nga Italia) në stadiumin e Londrës. Anglezët në shkallët e stadiumit do të jenë të paktën 50 mijë.

Related posts

Harroni Messin, Ronaldon dhe Neymarin/ Ky është favoriti kryesor për “Topin e Artë”

Isa.Autor

PËRGJAKET FUTBOLLI ITALIAN/ Presidentët e dy klubeve japin dorëheqjen (VIDEO)

Delo.autor

“FUTBOLL I SËMURË”/ Ja akuza e RËNDË e klubit italian pasi CAS-i fali Milanin

Isa.Autor

Leave a Comment