Futboll Sport

“FUSHAT LËNË PËR TË DËSHIRUAR”/ “Jashtëtokësori shpërthen në kritika: Kjo favorizon kundërshtarin sepse…

Argjentina arriti një fitore të pastër 3-0 kundër Ekuadorit për tu kualifikuar në fazën e gjysmëfinaleve të “Copa America”.

Protagonsit absolut në këtë ndeshje ishte ylli argjentinas Lionel Mesi i cili realizoi një gol dhe dhuroi dy asiste. Pas ndeshjes, Mesi u shpreh mjaft ti lumtur për triumfin, por gjeti vend të kritikonte cilësinë e fushave në Brazil, aty ku po zhvillohet kompeticioni.

Ekuadori është një skuadër që punon mirë, lufton shumë dhe ka shumë energji, pasi ka shumë djemë të rinj, E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe kështu rezultoi. Ndeshja ishte shumë e luftuar derisa shënuam golin e parë, ndërsa më pas në fund ishim me fat, duke shënuar edhe dy herë të tjera.

Në të gjithë ndeshjet që kemi luajtur në këtë kompeticion, terrenet kanë lënë për të dëshiruar dhe na e kanë vështirësuar shumë punën. Kushtet janë të barabarta për të dy skuadrat, por fusha e keqe penalizon ekipet që luajnë më shumë me topin në tokë dhe ndihmon kundërshtarët të mbrohen më mirë”, tha Mesi.

Related posts

Kaosi i klubeve shqiptare, i lë pas edhe Kosova

Sadik.Autor

NGA IBRA TE MALDINI/ Gjermani Çau rrëfehet nga grumbullimi: Milani ëndërr, Champions-i është shtëpia jonë

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 9 minuta lojë, Alexander-Arnold ndëshkon Milanin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment