Futboll Seria A Sport

ARRITI AKORDIN ME MILAN/ Nisi si tallje dhe u bë realitet, Brahim Diaz mban premtimin që u bëri tifozëve (FOTO)

Brahim Diaz është kuqezi dhe tani me kuptimin e plotë të fjalës. Numri 10 i Milanit, i cili sapo iu bashkua përsëri kuqezinjve në huazim me të drejtë transferimi përfundimtar nga Real Madrid, ishte tallur në rrjetet sociale pak ditë më parë me Teo Hernandez duke u premtuar tifozëve se do të lyente flokët me ngjyrat e klubit.

Vetëm pak ditë pas firmës në marrëveshje, ai e ka mbajtur premtimin e tij, ashtu siç kishte bërë francezi kur po festonte kualifikimin në Ligën e Kampioneve. Numri 10 ka postuar fotot ku shfaqet me flokët e lyera me ngjyrat kuqezi, duke provuar para tifozëve që mbante premtimet.

Përkrah tij, shihej pikërisht mbrojtësi i majtë, i cili me Brahim Diaz tashmë duhet të mbajë një tjetër premtim, atë të kthimit të trofeve në Milano.

Related posts

Ish-ylli i Milan me penalltinë më të shëmtuar të historisë (VIDEO)

Sadik.Autor

2 TË VERDHË BRENDA NJË AKSIONI NË Seria A/ shikoni kartonin e kuq që po çmend Italinë (VIDEO)

F.autor

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Interit e nis aventurën në Brazil, firmos me skuadrën e…

Delo.autor

Leave a Comment