Futboll Sport

SOT MIQËSORJA/ Tenton të bindë trajnerin, Barcelona me sytë nga… Rei Manaj

Barcelona do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e dytë miqësore të fazës përgatitore. Katalanasit do të përballen me Gironën në stadiumin “Johan Krojf”, në orën 19:00 dhe do të ketë disa elementë të rëndësishëm për t’u parë. Më i rëndësishmi është debutimi i sulmuesit holandez, Memfis Depaj, me fanellën katalanasve, i cili ditën e enjte u prezantua zyrtarisht.

Depaj mbërriti në Barcelonë pas një sezoni spektakolar me Lionin. Edhe pse ka vetëm 4 stërvitje me ekipin e ri, Kuman mund ta përfshijë në listë dhe t’i japë minuta kundër Gironës. Vëmendja do të jetë gjithashtu edhe tek Antuan Grizman.

Edhe ai ka pak stërvitje, por është interesante të shihet se si do të sillet në fushën e lojës, pasi dëgjoi nga goja e presidentit të tij se në rast të ndonjë oferte interesante mund të shitet. Megjithatë, ai është shumë i qetë dhe këtë e tregoi në stërvitjen e djeshme. Nuk shqetësohet aspak për të ardhmen e tij.

SENATORËT – Gjithashtu, këtë mbrëmje mund të luajnë edhe De Jong me Lenglenë, të cilët nuk u aktivizuan në ndeshjen e parë. Kuman do të ketë në dispozicion 11 futbollistë të ekipit të parë dhe mund t’i rreshtojë ata të gjithë në formacionin bazë. Ai duhet të vazhdojë me skemën 4-3-3, e cila do të jetë fikse për sezonin që presim.

manaj

REI MANAJ – Në listën që do të publikohet ditën e sotme pas stërvitjes së paradites, pritet gjithashtu që të jetë edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare Rei Manaj. Pas tre golave të shënuar në debutim kundër Nastiçit, shqiptari mund të ketë sërish shansin që të tregojë vlerat e tij.

Edhe Aleks Kojado mund të përfshihet në listë, por edhe të tjerët si Alehandro Balte apo Niko Gonzales. Sulmuesi lushnjar është personazhi kryesor i Barcelonës gjatë këtyre ditëve, ku duhet të tregojë nëse do të qëndrojë në ekipin katalanas apo do të largohet për të nisur një tjetër aventurë.

Ofertat për të nuk mungojnë dhe shumë skuadra kërkojnë shërbimet, edhe pse ëndrra e madhe e tij është të qëndrojë te katalanasit dhe të mund të luajë në skuadrën e parë në disa ndeshje. Kjo gjë është në dorën e Kumanit, por Rei do të tentojë ta bindë.

Related posts

“AI NUK ËSHTË NJË SUPERMAN”/ Ish-mesfushori i “Los Blancos” kritikon zgjedhjen e Barcelona-s

Delo.autor

BASKETBOLL/ Euroleague: Anadolu ndalet pas 11 fitoresh, Olympiacos fiton derbin helen

Delo.autor

Fenomeni Ronaldo komenton Brazilin dhe “teatrin” e Neymar

Isa.Autor

Leave a Comment