Futboll La Liga Sport

I BINDUR TEK RIKTHIMI I TROFEVE ME REAL MADRID/ Asensio: Me Ancelottin do të shkëlqejmë dhe fitojmë

Marko Asensio shpreson që me Karlo Ançelotin të bëjë një sezon fantastik dhe Reali i Madridit të rikthehet te trofetë.

Çfarë do të thotë për ju grumbullimi në Lojërat Olimpike pas kaq shumë problemesh që keni pasur?

Sigurisht që është diçka e jashtëzakonshme dhe e papërsëritshme që të luaj në Lojërat Olimpike. E kam këtë mundësi bashkë me shokët e mi dhe do të japim gjithçka.

Jeni më shumë i karikuar pasi nuk u grumbulluat në Europian?

Është e njëjta gjë, e njëjta dëshirë dhe i njëjti iluzion. Unë i kam ndjekur Lojërat që kur isha i vogël dhe tani do të bëj realitet ëndrrën time. Është e rëndësishme për karrierën.

Ju jeni një nga lojtarët me më shumë eksperiencë në këtë grup. Keni presion?

Është e vërtetë që kemi më shumë presion dhe duhet të ndihmojmë më të rinjtë që të rriten dhe të tregojnë vlerat e tyre në fushën e lojës.

Kur do ta shohim Asension e vërtetë?

Tani ndihem shumë mirë, i rikuperuar në 100%. Kam shumë pritshmëri të mira dhe shpresoj që të bëj një sezon pozitiv. Jam duke punuar për këtë gjë.

Sa të vështirë e kishit që të largonit mendimet negative pas asaj që ju ndodhi?

Nuk ishte aspak e lehtë. Rikuperimet nga dëmtimet janë të vështira dhe kanë disa etapa. Ndoshta fizikisht rikuperohesh, por në aspektin psikologjik është shumë e vështirë. Duhet të ndihesh futbollist dhe i fortë.

A ka diçka pozitive nga dëmtimi i gjatë?

Nga situatat negative ka gjithmonë mësime të mira. Më është dashur të punoj më shumë me këmbën e djathtë dhe taktikisht të jem më i përgatitur. Janë shumë gjëra që ndikojnë.

Si ishte ndeshja e parë pas dëmtimit?

Një ndjesi e çuditshme. E shijova shumë këtë moment, sepse arrita të shënoja gol menjëherë sapo e preka topin. Ishte diçka e jashtëzakonshme dhe nuk do ta harroj kurrë.

Ishte më domethënës sesa goli në Kardif?

Ishte më shumë i rëndësishëm, sepse kalova shumë kohë duke vuajtur dhe me dhimbje.

Këtë sezon do ta luani me trajnerin Ançeloti?

Karlo është një trajner i madh. Kam besim se do të mësoj shumë gjëra prej tij. Kam pasur një bisedë të vogël me të dhe më transmetoi gjëra pozitive. Ai ka shumë eksperiencë në botën e futbollit dhe shpresoj që të bëjmë mirë.

Related posts

Milan, Mirabelli dhe Gattuso në Moskë: Ja emrat të cilët po vëzhgohen

Sadik.Autor

MERKATO/ City ofron 35 mln dhe lojtarin, Juventus gati të shesë yllin (FOTO)

F.autor

YJET E AMERIKËS/ Spektakël e gola të çmendur, MLS mëson finalistët (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment