Futboll Sport

ITALI-ANGLI/ Mancini me një dilemë të vetme, Southgate nuk ndryshon. Ja formacionet e mundshme…

Italia nuk pritet të bëjë ndryshime për finalen e Europianit. Megjithatë, duke parë formën e dobët të Imobiles, nuk do të ishte çudi që Mançini të prezantohej në “Wembley” pa një pykë të mirëfilltë.

Vendin e lacialit mund ta marrë Pesina që do të zëvendësonte mesfushën. Më shumë qarkullim e më pak pika referimi për fazën ofensive me Insinjen që mund të ishte 9 false, teksa në formacion mund të gjejë vend edhe Berardi.

Vendimet përfundimtare do të merren nesër, por pak gjasa ka që “Axurrët” ta tentojnë suksesin pa bomberin e tyre.

Danimarka e vuri në vështirësi, por reagimi që pasoi golin danez i dha përgjigjet e duhura Garet Sauthgejtit. Për këtë arsye, në takimin e nesërm kundër Italisë, trajneri i Anglisë nuk pritet të bëjë ndryshime në formacionin fillestar.

Kejn do të ketë mbështetjen e Mauntit, Sakasë dhe Sterlingut, ndërsa diga Rajs-Filips duket më shumë se e paprekshme.

Stons dhe Meguajër do të udhëheqin prapavijën, ndërkohë që në korsitë anësore do të vrapojnë për 90 minuta të tjera Shou dhe Uoker, që nuk kanë zhgënjyer në asnjë sfidë të këtij Europiani.

FORMACIONET E MUNDSHME

Related posts

“EURO 2020″/ Italia dhe Belgjika mund të vendosin një rekord të ri, ja për çfarë bëhet fjalë…

Delo.autor

SKANDAL NË ITALI/ Futbollisti shpërndan videon me “drita të kuqe” të së fejuarës

Delo.autor

Tottenhami pret Barcelonën/ Fusha e “Wembley” bëhet për të mbjellë PATATE (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment