Futboll Sport

KAMPIONË PA KONTRATA/ Vera e çuditshme e Chiellinit dhe “Jashtëtokësorit”

Xhorxho Kielini, thuajse 37 vjeç dhe me një dëshirë të madhe për të treguar se koha e tij nuk ka perënduar. Më 30 qershor kontrata e tij skadoi, por kjo nuk e pengoi të arrinte suksesin më të madh në karrierë, duke fituar Europianin si kapiten i Italisë.

Pavarësisht se fanella e tij shitet në dyqanet e Juves, ende nuk ka një njoftim zyrtar që do të luajë akoma me bardhezinjtë. Për gjetjen e akordit, mbrojtësi thotë se nuk ka probleme, megjithatë Davide Lipi, menaxheri i tij, po punon prej javësh, por ende nuk ka një tymnajë të bardhë. Për këdo që e njeh sadopak Serinë A, duket e vështirë të imagjinohen vështirësi për një kontratë si ajo që kërkon Kielini. Është kapiten i Juves, ka thërrmuar rekorde dhe përvoja e tij nevojitet, megjithatë oferta e shumëpritur po vonon.

Në korridoret bardhezi thuhet se zyrtarizimi ka vonuar duke qenë se “Kielo” është me pushime. Pretendon 3 milionë euro për një tjetërsezon e si synim ka edhe Botërorin e 2022-shit, pavarësisht se ka shpallur largimin nga kombëtarja. Në këto momente, ajo që është e sigurt në të ardhmen e 37-vjeçarit është vijimësia si pjesë e klubit. Në fakt, për të parashikohet një post drejtuesi pasi të ketë varur këpucët në gozhdë, por kështu si po rrjedhin ngjarjet, të gjithë i druhen se momenti i tërheqjes mund të jetë më i hershëm sesa pritet, pavarësisht se të gjithë duan ta shohin të udhëheqë “Axurrët” edhe në Katar.

MARTESAT BËHEN ÇIFT – As Lionel Mesi nuk duket i shqetësuar për kontratën e tij. Prej javësh përflitet një akord 5-vjeçar me gjysmën e rrogës (20 mln euro në sezon), por zyrtarizime nuk ka. Ajo që dihet është se kontrata e re do të ketë një klauzolë që do ta lejonte sulmuesin të largohej drejt Amerikës nëse do të kishte dëshirë për futbollin përtej oqeanit. Për momentin thuhet se po shijonpushimet me bashkëshorten Antonela dhe tre djemtë, ndërkohë që ka gjetur pak kohë edhe për disa akorde reklamash.

Pas “Pleshtit” janë edhe 235 milionë ndjekës në “Instagram”, të cilët ia bënë më të ëmbël festën për fitoren në “Copa America”, trofeu i parë me kombëtaren e Argjentinës. Në fakt, ai ka fituar edhe arin olimpik në vitin 2008, por në futbollin e rëndësishëm ajo medalje nuk ka shumë vlerë. Idhulli i tij, Maradona, fitoi vetëm Botërorin, synim që edhe Mesi, si Kielini, mund ta ndjekë në fund të vitit 2022, kur të zhvillohet Botërori në Katar. Ashtu si homologu juventin, edhe argjentinasi ende pa kontratë, duke bërë kështu që pushimet të jenë e emëruesi i përbashkët për dy kampionë e dy kapitenë që sapo kanë korrur sukseset më të mëdha të karrierës me kombëtaret përkatëse. Nëse nuk është rekord ky, atëherë ka të gjitha karakteristikat për të qenë i tillë. Sidomos gjatë kësaj vere…

Related posts

Paul Gascoigne duket në formë, dhe kërcen bukur (VIDEO)

Sadik.Autor

NATIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Mbappe, sulmuesi Benzema ndëshkon Belgjikën (VIDEO)

Delo.autor

Mesazhe të koduara/ Bale dërgon “sinjale” harmonie në adresë të Pogbasë

Sadik.Autor

Leave a Comment