Futboll Seria A Sport

“KRENAR QË U KTHEVA PËRSËRI”/ Allegri prezantohet para gazetarëve, “shenjtëron” Ronaldon dhe Dybala

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, zyrtarisht do ta fillojë aventurën e tij të dytë në stolin e Juventusit më 22 gusht, pas dy sezonesh. Ai u prezantua për herë të parë në konferencën për shtyp, pasi u kthye në Torino: Pas dy vitesh për mua është sikur të jetë hera e parë para jush, jam paksa i emocionuar. Kur fillova u ndjeva sikur 18 vite më parë, kur fillova karrierën time të trajnerit. Jam i ngazëllyer dhe i kënaqur.

Për një javë kam pasur vetëm djem të rinj në stërvitje, që bënë një provë të mirë të shtunën e kaluar. Tani të gjithë po kthehen dhe nuk duhet të mendojmë për të kaluarën më. Unë kam një ekip të shkëlqyeshëm, ku nuk mungojnë edhe të rinjtë me vlera, që kanë mundësinë të përmirësohen. Së bashku me këta ka edhe lojtarë më të vjetër si Ronaldo, Chiellini dhe Bonucci. Senatorët janë një vlerë e shtuar për ekipin, si shembuj për më të rinjtë”.

“Krenar që u ktheva përsëri”
“Unë jam krenar që gjeta dashurinë e tifozëve, çka do të jetë e rëndësishme nëse hapen stadiumet. Nga 22 gushti duhet të fillojmë të shënojmë. Ajo që është bërë shërben vetëm për të shkruar historinë e Juves. Nga tani e tutje duhet të punojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, me ADN-në që e dallon Juventusin. Nga kjo duhet të fillojmë përsëri tani që jam kthyer. Unë gjej një ekip që ka fituar gjithsesi në vitet që nuk kam qenë këtu”.

Fjalët për Ronaldon dhe Dybala
“Ronaldo është një kampion i madh, një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një djalë inteligjent. Dje u kthye nga pushimet dhe biseduam. I thashë atij se do të jetë një vit i rëndësishëm, Ronaldo ka një përgjegjësi më të madhe se tre vjet më parë, sepse ekipi ishte më me përvojë. Ai u kthye në gjendje të mirë, me shumë stimuj dhe jam i lumtur. Pastaj, duke luajtur çdo tri ditë do të ketë një menaxhim ndaj të gjithë lojtarëve.

Nuk e kam kaluar këtë periudhë të Covid-19 në veprim, vetëm i imagjinoj vështirësitë që ka hasur futbolli. Ky vit do të jetë gjithashtu i rëndësishëm për Dybala, të cilin e gjeta në gjendje të shkëlqyer fizike dhe mendore. Ai ka 20 gola në këmbët e tij, goditjet e lira, është një vlerë e shtuar. Jam shumë i lumtur me entuziazmin që gjeta te djemtë. Ne mund të kemi një sezon të shkëlqyeshëm”.

“Rabiot duhet të shënojë më shumë gola”
“Rabiot është një lojtar që ka cilësi të rëndësishme. Vitin e kaluar shënoi disa gola, në fund të sezonit të ri duhet të ketë më shumë. McKennie, siç mund ta shihni, është i ftohtë para portës. Fati që kam është që kjo skuadër ka shumë lojtarë me gola në këmbët e tyre. Në fund të kampionatit duhet të shënosh 75 gola dhe këto duhet t’i gjesh midis sulmuesve, në tre mesfushorët dhe mbrojtësit.

Pastaj kemi tetë kërcyes të mirë me kokë. Për t’u përmirësuar duhet të punosh çdo ditë. E imja është gjithashtu një zgjedhje mirënjohjeje dhe afeksioni. Falënderoj klubet e tjera që më kërkuan, por më pas telefonova Agnelli. Unë jam përgjegjës për zgjedhjen që bëra, duke u kthyer te një klub që më jep mundësinë për të fituar përsëri”.

Related posts

FORMULA 1/ Covid ka ndryshuar gjithçka, shikoni si ia japin trofeun me robot Hamilton (VIDEO)

Delo.autor

“PAMJE JO TË ZAKONSHME”/ Lojtari i Manchester United bën për ndihmë mjekësore Mourinhon në fushë (VIDEO)

Delo.autor

Ndahet nga jeta çiklisti 23- vjeçar

Sadik.Autor

Leave a Comment