Futboll Sport

SFIDA GJYSMËFINALE NDAJ ITALISË/ Luis Enrique: Këshilla për Moratën? Njihet mirë me dyshen Bonuchi-Chiellini dhe…

Trajneri i Spanjës, Luis Enrike ka folur në mikrofonat e “SKY Sport”, në vigjilje të sfidës gjysmëfinale ndaj Italisë, e cila do të zhvillohet nesër në orën 21:00 në stadiumin “Wembley” të Londrës:

Raporti me Italinë dhe bërryli i Tasotit në vitin 1994 – “E njoh Tasotin dhe asnjë problem. Unë e dashuroj Italinë. Më pëlqen Italia dhe Roma, ku kam përjetuar një eksperiencë të bukur edhe pse një vit. Për mua është gjithmonë kënaqësi që të luaj kundër Italisë, do ta bëjmë edhe në muajin nëntor në Ligën e Kombeve.”

Këshilla për Moratën për dyshen Bonuçi-Kielini – “Nuk dua të flas për individë specifik, sepse ata e njohin mjaft mirë njëri tjetrin. Janë miq dhe shokë skuadre.”

Gabimi që Spanja nuk duhet të bëjë – “Gabimi i vetëm që nuk duhet të bëjmë është që nuk do të jemi Spanja, do të përgjatë gjithë 90 minutave. Më pas mund edhe të humbasim, fitojmë apo barazojmë, por di që skuadra ime do të jetë besnike e asaj që është fryma jonë.”, përfundoi Luis Enrike.

Related posts

PAS RIKTHIMIT NGA DËMTIMI NË RUSI/ Odise Roshi shënon golin e parë në kampionat, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

ÇMENDURI NË “SIGNAL IDUNA”/ Werder eliminon Borussia-n pas dramës së penalltive

Delo.autor

KUALIFIKUESET E EURO 2024/ Risi në listën e Anglisë, sa shumë yje të grumbulluar

F.autor

Leave a Comment