Futboll Sport

SFIDA GJYSMËFINALE NDAJ ITALISË/ Saktësi dhe qarkullim, Spanja sfidon “Azzurrët” me ADN-në e… Barcelonës

Kundër Zvicrës vuajti shumë, por Spanja vazhdon të dominojë statistikat. Iu desh një tjetër shtesë dhe për më tepër penalltitë, por në Rusi i qëndroi besnike stilit të saj duke zotëruar topin për të çarmatosur rivalin dhe të anulojë rrezikshmërinë e tij. Në pjesën e parë topi ishte totalisht në këmbët e skuadrës së Luis Enrikes dhe Zvicra arriti në portën e Unai Simon vetëm me disa krosime. Në pjesën e dytë, ekipi i Vladimir Petkoviç shtoi një marsh më shumë dhe mendoi se realisht do të eliminonte edhe Spanjën ashtu si Francën. Krijoi më shumë rrezik, por në fakt të dhënat nuk ndryshuan pasi skuadra e Spanjës vazhdoi të kishte qarkullim topi dhe pasime. Në Shën Pjetërburg saktësia e tyre arriti në 91%.

ADN-ja E BARÇËS- Luis Enrike vazhdon të besojë se zotërimi i topit është arma kryesore që Spanja të shkojë sa më larg në këtë kompeticion. Sistemi i trajnerit bazohet te stili i AND-së së Barcelonës dhe diçka të tillë ai e ka pranuar vetë në konferencat për shtyp. Për më tepër, në skuadrën e tij ka futbollistë si Buskets, Alba dhe Pedri, por edhe të tjerë si Ferran Torres, Erik Garsia apo Laport që kanë qenë prej disa vitesh nën drejtimin e Pep Guardiolës. Ata e dinë mjaft mirë se çfarë do të thotë të zotërosh topin. Përpara ndeshjes me Zvicrën, mesatarja e zotërimit të topit nga ana e spanjollëve ishte 70%. Goli i barazimit nga Shaqiri erdhi në minutën e 68-të dhe zviceranët kërkuan që ta mbanin më shumë topin. Edhe pas këtij fakti, Spanja arriti të kishte topin 60%. Ekipi i Luis Enrikes arriti që të kryente 910 pasime ndaj Zvicrës, kundër 284 të helvetëve.

MBROJTJA – Pika e dobët e Spanjës është faza mbrojtëse. Ka treguar se sa herë kundërshtari ka topin mund t’i bëjë keq dhe dyshja Laport-Erik Garsia apo Laport-Torres nuk është e pathyeshme. Të dy lojtarët janë shumë të zotët në qarkullimin e topit, por jo aq kur duhet të markojnë apo kur duhet të veshin “petkun” e futbollistit negativ për të spastruar zonën.

Mungon eksperienca e tyre në këto ndeshje të rëndësishme dhe kjo mund të jetë një faktor negativ në vazhdimësinë e kampionatit Europian dhe mbi të gjitha në duelin kundër Italisë, e cila është dinake do të kërkojë patjetër ta godasë rivalin në “thembrën e Akilit”.

MESFUSHA – Gjithçka do të luhet në mesfushë në këtë sfidë, ku nga njëra anë është treshja e mrekullive të Italisë si Zhorzhinjo-Barela-Verrati, ndërsa në anën tjetër “regjisori” Buskets do të ketë mbështetjen e të riut Pedri dhe të Kokes. Kualiteti nuk mungon dhe ndryshimet taktike gjithashtu. Spanja praktikisht e nis me një 4-3-3, por me zhvillimin e ndeshjes shkon në 4-1-4-1 dhe në këtë mënyrë Pedri me Koken ndihmojnë më shumë repartin e avancuar. Krahët e lojës janë shumë cilësorë me Ferran Torresin dhe Sarabian, i cili këtë herë mund të zëvendësohet nga Dani Olmo

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Atletico Madridi rinovon me yllin e skuadrës, ja klauzola e frikshme

Delo.autor

JUVENTUSI “FËRKON DUART”/ Mallkim mbi MILANIN, Gattuso NUK ka SULMUES, pritet që…

Isa.Autor

DRAMATIKE/ Nga rrëzimi i aeroplanit te bombarimet serbe, si i shpëtoi 2 herë vdekjes futbollisti shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment