Futboll Premier League Sport

NUK KANË FUND ELOZHET PËR BROJËN/ Kapiteni Uard-Prous: Siguria e tij është e mrekullueshme

Armando Broja po kthehet gjithnjë e më shumë në një personazh të njohur në futbollin britanik, ku po lë shenjë me lojën dhe golat e tij duke veshur fanellën e Sauthempton. Ai po shënon me rregullsi të admirueshme dhe nuk është rastësi që ka marrë shumë komplimente, më të fundit nga kapiteni i skuadrës së tij, Xhejms Uard-Prous, pas barazimit me Kristal Palas ku sulmuesi shqiptar shënoi një gol fantastik.

Edhe vetë Prous realizoi me një goditje dënimi të shkëlqyer, nga një faull i fituar po nga Broja dhe kishte elozhe për sulmuesin e ri.

“Mendoj se në fillim ai pati një start të ngadaltë, por javë pas jave ai është rritur si lojtarë ashtu dhe si person.

Është shumë i sigurt në atë që bën dhe kjo është e mrekullueshme. Ai ka një fizik të fortë, vrapon shumë, mban topin, ka një teknikë shumë të mirë dhe gjithmonë përpiqet të arrijë synimin e tij. Ai është ende i ri dhe ne kemi disa të rinj që ishin në formacion sonte dhe kjo është diçka fantastike për ekipin.”, tha Uard Prus në mbyllje të takimit.

Related posts

LIVE/ Real-Barcelona: Kupa si objektiv, dy superfuqitë e Spanjës diskutojnë… finalen

Delo.autor

Dortmund-Frankfurt, në “Iduna Park” luhet për një vend në Champions

Q.Autor

E PABESUESHME NË BOTËRORIN PËR FEMRA/ Mesfushorja e Gjermanisë i befason të gjithë, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment