Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Juventus i cakton të ardhmen, sulmuesi Vrioni huazohet tek skuadra e…

Sulmuesi i Kombëtares, Xhakomo Vrioni, do të jetë pjesë e Zvarovski Tirol në Austri. Ky është vendimi që kanë marrë drejtuesit e Juventusit, për t’i dhënë mundësinë 22-vjeçarit kuqezi që të mund të fitojë minuta dhe eksperiencë në futbollin profesionist.

Një sezon te Juventusi B, Xhakomo Vrioni tregoi të dhëna cilësore. Ai mori shpesh ftesë edhe nga bardhezinjtë, për t’u stërvitur me Ronaldo & Co.

Shqiptari pritet të luajë si i huazuar te Zvarovski Tirol në Bundesligën austriake. Klubi austriak kërkon që të përfitojë nga raportet e mira dhe shkëmbimet e mëparshme që ka bërë me Juventusin për lojtarë të akademisë, ndaj edhe Vrioni mund të jetë një afrim i mirë për repartin e sulmit.

Sulmuesi vjen nga një dëmtim në kavilje dhe do të kërkojë që të arrijë formën e tij më të mirë sa më shpejt. Gjatë ditëve në vijim pritet edhe transferimi i djaloshit kuqezi në Austri, për të bërë testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me skuadrën e re.

Related posts

PAS ANULIMIT TË NDESHJES/ Argjentina braktis stadiumin, Brazili mori një vendim tërësisht të ndryshëm

Delo.autor

E PAPRITUR/ Befasohet ekipi italian para ndeshjes, infektohen për herë të dytë me koronavirus dy lojtarë të tij

Delo.autor

SPEKTAKALORE/ Barcelona – PSV: Shënohen 2 euro-gola për 100 SEKONDA

Isa.Autor

Leave a Comment