Futboll Sport

SFIDA GJYSMËFINALE NDAJ DANIMARKËS/ Maunt: Po vijnë në strofkën e luanit, Duam të arrijmë…

Duke sfiduar Anglinë në “Wembley”, Danimarka po futet në strofkën e luanit. Është ky mendimi i një prej lojtarëve anglezë më të talentuar. Bëhet fjalë për Meison Mauntin, i cili feston suksesin ndaj Ukrainës teksa nuk heq nga mendja përballjen e së mërkurës.

Tashmë keni fatin e të luajturit në shtëpi…

Është e pabesueshme të luash në “Wembley” dhe të gjitha ndeshjet tona në grupe, por edhe ajo ndaj Gjermanisë ishin speciale. Vërtetë isha në stol, por grupi është i bashkuar e të gjithë shpresojmë se mund të shkojmë në finale. Ky ka qenë gjithmonë qëllimi ynë që nga fillimi i turneut..

Çfarë prisni nga gjysmëfinalja e së mërkurës kundër Danimarkës?

Do të jetë një ditë e veçantë dhe do të ketë edhe disa tifozë të tjerë për të ndezur atmosferën. Danimarka po futet në strokën e luanit dhe do të duhet të bëjë një ndeshje të madhe. Pa dyshim që edhe ne do të përpiqemi të japim më të mirën.

Që prej 1996-ës Anglia ngec nëpër gjysmëfinale. Ndieni presion?

E kemi diskutuar në dhomat e zhveshjes dhe e dimë janë tri gjysmëfinale në tri edicione, kështu që tani fokusi ynë është të shkojmë më tej, të shkojmë të fitojmë ndeshjen me Danimarkën dhe pastaj të sigurojmë finalen. Kishim një qëllim në fillim të turneut dhe ne ende po rendim drejt tij. Ndaj Ukrainës bëmë një hap tjetër në drejtimin e duhur.

Tashmë jeni favoritët e turneut. Jeni dakord?

Anglia mund të jetë favoritja për të fituar të mërkurën, por nuk duhet harruar që Danimarka është skuadra e fundit që na ka mundur. Kemi luajtur ndaj tyre jo shumë kohë më parë dhe e dimë për çfarë po flasim, ndaj presim të jetë e vështirë.

Danezët kanë shumë entuziazëm. U druheni?

Ne duhet të jemi gati për betejën. Kjo është ajo që duhet të bëjmë tani. Me Ukrainën shpenzuam shumë energji sepse kontrolluam pjesën më të madhe të lojës, por gjithsesi jemi të lodhur e nevojitet të rikuperojmë forcat sa më shpejt.

Ishit ndër dyshimet e Sauthgejtit për formacionin, por thuhet se do të jeni titullar të mërkurën…

Futbollit luhet me 11 lojtarë dhe të gjithë jemi përshtatur zgjedhjeve të trajnerit. Ideja është që të ruajmë harmoninë e të jemi gati kurdo që ekipi të ketë nevojë. Vetëm të bashkuar mund të arrijmë deri në fund, por sidoqoftë, po mundohemi t’i marrim ndeshjet me radhës.

Pas një sezoni si ai me Çelsin, a prisnit të luanit më tepër?

Bëjmë atë që duhet, qëndrojmë të fortë dhe punojmë shumë çdo ditë. E gjithë ajo punë e vështirë që bëjmë pa dyshim që jep fryte. Rëndësi ka që Anglia të arrijë synimin në “Euro”.

Related posts

ZGJEDHJET PËR PRESIDENT/ Barcelona zyrtarizon kandidaturat, tre në garë për një poltronë

Delo.autor

Costa nuk zhgënjen, muaji i çmendur tek Atletico është mbyllur me një trofe

Q.Autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Agnelli: Para se të ndryshosh Europën, fillo të fitosh vetë. Juventus është një…

Delo.autor

Leave a Comment