Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Kapiteni Pere i vitit historik të Dinamos prezantohet në klubin maqedonas…

Dinamo e këtij sezoni pritet që të luftojë për objektiva madhorë, pasi është rindërtuar thuajse nga e para. Por klubit i kanë dhënë lamtumirën thuajse të gjithë pjesëtarët e ekipit “historik” që bënë të mundur kthimin në elitë të “nëndetëses”, duke zgjedhur të vijojnë karrierën në skuadra të tjera apo edhe jashtë Shqipërisë.

I tillë është rasti i kapitenit të Dinamos në sezonin e kaluar, Miklovan Pere, i cili ishte ndër të parët që vendosi të ndante rrugët me klubin kryeqytetas pas ditë pas festës së ngjitjes në Superiore. Pere nisi kontaktet me klubin e Strugës në Maqedoni dhe prej disa javësh kishte dalë edhe në stërvitje me këtë skuadër duke marrë pjesë në ndeshjet miqësore të saj.

Megjithatë, klubi i Maqedonisë së Veriut ka zyrtarizuar vetëm sot firmën me mbrojtësin 30-vjeçar, i cili prej vitesh luante në Kategorinë e Parë me skuadra si Pogradeci, Sopoti, Turbina e Dinamo, ndërsa kishte regjistruar vetëm një herë praninë e tij në Superiore me Pogradecin 10 vite më parë.

Related posts

Tifozet e Brazilit, ”topless” për të ndjekur kombëtaren (FOTO)

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Sulmuesi Ngo tremb Tiranën, mendohet spostimi i ndeshjes ndaj Teutës

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Kualifikim me vuajtje, Laçin e nderon Nuabueze kundër Egnatias

Delo.autor

Leave a Comment