Ekskluzive Futboll Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ Nga Petrov tek Calja, performanca e Shqipërisë në Lojërat Olimpike (RENDITJET)

Më 23 Korrik startoi veprimtaria më të madhe globale sportive, Lojërat Olimpike.

Më shumë se 11,238 atletë nga 204 shtete, mes tyre dhe Shqipëria, garojnë në 33 sporte dhe 50 disiplina të ndryshme në “Tokio 2020”.

Olimpiada pret 339 evente, ndërsa gjithçka do të mbyllet më datë 8 gusht.

Shqipëria përfaqësohet nga 9 sportistë (3 femra dhe 6 meshkuj). Si gjithnjë, pritshmëritë më të larta të kuqezinjve vijnë nga peshëngritja, shkruan AlpeSport.al.

Ecuria Shqipërisë në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”

*****

Matvei Petrov

Shqipëria e nisi me një paraqitje dinjitoze pjesmarrjen në Lojrat Olimpike ku rusi i natyralizuar Matvei Petrov fitoi baterinë e tretë të divizionit të dytë në kategorinë e kalit me doreza, por fatkeqësisht nuk arriti të kualifikohej në finale. Petrov në përfundim të të gjithë baterive u rendit në vendin e 10, ndërsa vetëm 8 të parët kualifikoheshin në finale.

Indrit Cullhaj

Përfundoi mes dhimbjesh garimi i Indrit Cullhajt në Lojërat Olimpike të Tokios. Sportisti shqiptari xhudos garoi në kategorinë deri në 66 kg të kësaj disipline sportive dhe sfida e tij e parë ishte ajo me Kostarikanin Sancho. Por pas 11 minutash, Çullhaj u detyrua të dorëzohej kundrejt rivalit të tij. Cullhaj e nisi mjaft mirë duelin dhe për një pjesë të mirë të kohës u shfaq superior ndaj kundërshtarit të tij, por në fund sportisti shqiptar nuk ia doli të fitojë këtë përballje, madje në kapjen e fundit në këtë duel pësoi edhe një dëmtim duke dalë nga parketi me barelë.

Manuela Delilaj

Zhvilloi garën e saj të parë Manuela Delilaj në disiplinën e qitjes. Kjo e fundit garoi në kategorinë 10 m pistoletë me ajër dhe ishte në baterinë e parë. Delilaj në fund të garimit grumbulloi 565 pikë duke u renditur në vendin e 37 nga 53 sportiste pjesëmarrëse në këtë disiplinë. Manuela Delilaj do të garojë sërish në 29 korrik në 25 m pistoletë precizion.

Kledi Kadiu

Kledi Kadiu, notari i Shqipërisë në Lojërat Olimpike të “TOKIO 2020” nuk mundi dot të kualifikohej për në gjysmëfinale në sportin e notit. Sportisti shqiptar i cili garoi në Baterinë e tretë u rendit në vendin e pestë ku përfundoi me kohën e 51 sekondave, duke mos e lejuar të shkojë në gjysmëfinalet e këtij sporti. Kadiu mori pjesë në këtë garë në 100 metra stil i lirë dhe ishte në korsinë e dytë të pishinës.

Briken Calja

Peshëngritësi Briken Calja është renditur në vendin e katërt në peshën 73kg, në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke mos arritur dot të marrë medaljen e shumëpritur nga të gjithë. Shqipëria kishte shumë shpresa për të fituar medaljen e parë olimpike me shtangistin kampion, por Calja nuk arriti të ngjitet në podium, në një garë ku konkurrenca ishte shumë e fortë.

Related posts

“KRITIKA ËSHTË VITAMINA JONË”/ Kessie gati për trofe me “kuqezinjtë”: Titulli nuk mund të jetë tabu për Milan-in sepse…

Delo.autor

KRIZË REZULTATESH NË PREMIER/ Manchester United synon të sjellë në “Old Trafford” sulmuesin francez…

Delo.autor

Cana në stadium për derbin Vëllaznimi-Prishtina

Q.Autor

Leave a Comment