Futboll Sport

“NË KËTË MOSHË KUPTOHET RËNDËSIA E KËTIJ TROFEU”/ Chiellini: Sot në autobus po qanim të gjithë sepse…

Një ndër futbollistët kryesorë në triumfin e ‘’axurrëve’’ është dhe qendërmbrojtësi Xhorxho Kielini ishte një ndër shtyllat kryesore në mbrojtjen e ekipit.

Pas ndeshjes, Kielini u shpreh mjaft i lumtur për fitoren duke folur gjithashtu dhe për Kupën e Botës së ardhshme.

‘’Më ranë disa lot. Të gjithë e meritonim që të fitonim trofeun, në këtë moshë kuptohet më shumë se çfarë do të thotë të fitosh një trofe si ky. Që nga fundi i majit ne kemi ndjerë që ka diçka magjike në ajër, ditë pas dite ka qenë gjithnjë e më shumë e pranishme kjo ndjesi. Sot Sirigu na bëri një surprizë para ndeshjes, kishte përgatitur një video të gjithë familjarëve tanë dhe na bëri të qajmë në autobus para ndeshjes.

Shakaja me Donarumën: Ne i quajmë të gjithë portierët Xhixhi, kështu që e gjejmë një në çdo njëzet vjet.

Botërori 2022? Unë rrezikoj që të luaj shumë në vazhdim kështu që të shohim. Bonuçi dhe Donaruma sigurisht që kanë mundësi. Leo dhe unë jemi shumë të ndryshëm, dhe ne përpiqemi të shfrytëzojmë cilësitë tona në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi përpjekur të mbulojmë defektet e njëri-tjetrit dhe kështu ka ndodhur me të gjithë grupin’’,tha Kielini.

Related posts

SFIDA NDAJ BARCELONËS NË CHAMPIONS/ Pochettino: Neymar nuk mund të luajë në këtë moment, ja arsyeja…

Delo.autor

Merr fund makthi, gol i shënuar dhe marrëdhënie fantastike me tifozët

Sadik.Autor

Barcelona vendos rekordin e pathyeshmërisë në La Liga dhe prek titullin kampion

Sadik.Autor

Leave a Comment