Tifozët e Vllaznisë, ishin duke u përgatitur për një organizim special, drejt Bosnjë-Hercegovinës, për ndeshjen e ditës së enjte që klubi shkodran do të zhvillojë ndaj Shiroki Brijeg, por vendimi i fundit i UEFA-s, duke se i pa prishur planet tifozëve kuqeblu.
Mësohet se klubi boshnjak i kishte bërë një kërkesë UEFA-s që ndeshja e Ligës së Konferencës ndaj Vllaznisë, të luhej me një numër të reduktuar tifozësh miq, por bëhet me dije se ditën e sotme ka ardhur një përgjigje negative, ku nuk do të lejohen tifozët shkodranë.
Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se UEFA, përmes një emaili ka njoftuar Vllazninë, por edhe Shiroki Brijeg për këtë problem.
“Për të minimizuar rreziqet e lidhura me covid-19, Komiteti Ekzekutiv i UEFA vendosi gjithashtu që të mos lejojë tifozët vizitues të marrin pjesë në ndeshjet e garave të klubeve UEFA dhe të mos zbatojë rregullin 5% për vizitorët mbështetës për të gjithë 2021/22, ndeshjet e fazës kualifikuese dhe play-off”. Kjo do te thotë se tifozët shkodrane nuk do te kenë një vend të rezervuar në tribunën e stadiumit “Pecara”.