Futboll Sport

REALIZOI “MAGJI” NDAJ EKUADORIT/ “Jashtëtokësori”: Rekordi i Pelesë s’më duhet, më interesojnë rezultatet e…

Pas suksesit kundër Ekuadorit në çerekfinalet e Kupës së Amerikës, Leo Mesi foli për mikrofonat e mediave të pranishme:

“Ishte një ndeshje shumë e ndërlikuar, e dinim për vështirësitë që na prisnin përpara Ekuadorit, që është një skuadër komplekse me lojtarë të shpejtë, të fortë fizikisht, të rinj. Luftuam deri në momentin që gjetëm ne golin. Objektivi ishte të ndodheshim mes katër skuadrave më të mira.

Rekordi i golave të Pelesë? Çmimet individuale janë dytësore. Ndodhemi këtu për diçka tjetër, për t’u komplimentuar me grupin për punën e kryer. Kemi një objektiv më të madh dhe do të luftojmë për t’ia arritur. Kolumbia ka lojtarë ekspertë, shumë të shpejtë. Do të shkojmë për të arritur finalen”.

GODITJA E DËNIMIT – “SemiDios” (“Gjysmë-Zot”). Kështu ndërkohë “Diario Ole”, e përditshmja argjentinase, ka ekzaltuar paraqitjen e jashtëzakonshme të Lionel Mesit, i cili në orët e para shqiptare të ditës së djeshme udhëhoqi Argjentinën në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës. Ishte pikërisht “Pleshti”, në fakt, i cili “shpiku” asistet për golat e De Polit dhe Lautaros, përpara se të vuloste vetë rezultatin në të 93-ën me një perlë nga goditja e dënimit. Gjeste prej “Gjysmë-Zoti”.

Me atë realizim Mesi ka arritur kuotën 58 gola të shënuar nga një goditje dënimi direkte në karrierën e tij për klube dhe kombëtare, duke kaluar kështu rekordin e mbajtur më përpara nga Kristiano Ronaldo (57).

Një tjetër sfidë e fituar kështu nga Leo kundër rivalit të tij të përjetshëm, i cili ndërkohë në krahun tjetër është eliminuar nga “Euro 2020” duke qëndruar megjithatë për momentin në krye të klasifikimit të golashënuesve të turneut me 5 realizime.

Related posts

Kreu vizitat mjekësore/ John Terry refuzon skuadrën e re. Ja arsyeja befasuese…

Isa.Autor

“TRONDITET MERKATO”/ LIVERPOOLI ofron 100 milionë euro për lojtarin e Barcelonës

Isa.Autor

PLANIFIKON REVOLUCION TË FUQISHËM/ PEREZ buxhet 500 milionë euro për të kryer 3 blerje të mëdha

Delo.autor

Leave a Comment