Futboll Sport

SFIDA NDAJ PRISHTINËS NË CHAMPIONS/ Sulmuesi Uzuni: Duam të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm

Futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni, ishte i pranishëm ditën e sotme në konferencën për shtyp, në krah të trajnerit Peter Stoger, në prag të ndeshjes së vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kampionëve, që skuadra e Ferencvaroshit, do të zhvillojë ndaj Prishtinës ditën e martë.  Në deklaratën e tij, talenti beratas, ndër të tjera u shpreh:

“Unë mendoj se kemi pasur një periudhë shumë të mirë përgatitore, kemi luajtur ndeshje të mira dhe kemi qenë të suksesshëm. Kemi një trajner me një mentalitet të fortë që e ka përgatitur ekipin shumë mirë. Të martën, ne duam të arrijmë rezultatin më të mirë të mundshëm, t’i paraqesim tifozëve tanë një fitore”, u shpreh Uzuni.

Related posts

Arrihet marrëveshja/ MILANI nënshkruan kontratën me SUPER sulmuesin 20 vjeçar (FOTO)

Isa.Autor

Fitorja e parë e sezonit/ Gega sjell një PARTIZAN ndryshe për ndeshjen e radhës

Isa.Autor

CONFERENCE LEAGUE/ Oto Xhon bën bomberin, Prishtina triumfon me “POKER” ndaj uellsianëve

Delo.autor

Leave a Comment