Futboll Sport

TURI I TRETË NË CONFERENCE LEAGUE/ Shamroku në kulmin e sezonit. Ja çfarë e pret Teutën në Irlandë…

Shamrok Rovers, rivali i Teutës në turin e tretë të Ligës së Konferencës, është kampioni në fuqi i Irlandës dhe vjen në këtë raund pas eliminimit nga Liga e Kampioneve kundër Sllovan Bratislavës.

Në turin e parë në Champions, irlandezët humbën 2-0 në Sllovaki, ndërsa në takimin e kthimit fituan 2-1, por ky rezultat nuk mjaftoi për të shkuar më tej. Shamrok drejtohet nga 36-vjeçari Stefen Bradlei, që prej vitit 2016 dhe aktualisht është në kulmin e sezonit në Irlandë. Në ndryshim nga vendet e tjera europiane, kampionati në shtetin britanik ka nisur në muajin mars.

Aktualisht në elitën e Irlandës janë luajtur 22 javë dhe Shamroku kryeson renditjen me 44 pikë, tri më shumë se ndjekësi më i afërt, St. Patrik Atletiks të cilin e mundi mbrëmjen e djeshme me rezultatin e pastë 3-1.

Rivali i Teutës po kalon një formë të shkëlqyer, por kjo kurrsesi nuk mund të trembë durrsakët. Kundërshtari i radhës është shumë më i fortë se andorrianët e Inter Esklades, por durrsakët kanë shanse të mëdha për të bërë historinë në Ligën e Konferencës. Sfida e parë do të luhet të enjten e ardhshme, në orën 21:00, në stadiumin “Tallaght”, me një kapacitet prej 8 mijë vendesh.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ “Katalanasit” dorëzojnë ofertën e madhe për Neymar, PSG merr vendimin final

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Vllaznia-Skënderbeu, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

Kategoria e Parë/ Grupi A: Vllaznia fiton derbin, Dinamo vuan ndaj Erzenit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment