Futboll Kategoria Superiore Sport

AKORDI VLLAZNIA-DA SILVA/ Shkresë në FSHF për pagat, ja prapaskenat me fantazistin brazilian…

Luftë e ftohtë” mes Vllaznisë dhe fantazistit Viktor da Silva. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se braziliani ka shfaqur pakënaqësi në klub për pagat e prapambetura menjëherë pas përfundimit të sezonit 2020- 2021. Mirëpo, për t’i bërë gjërat në rrugë zyrtare, mësohet se në muajin qershor agjenti italian i Da Silvës i ka dërguar një shkresë klubit shkodran.

Përfaqësuesi i futbollistit, duke qenë se palët ishin nën kontratë edhe për një vit, ka kërkuar qartësimin e situatës së rrogave dhe ditën se kur do të shlyhen. Mësohet se braziliani pas përfundimit të kampionatit ka pretenduar se Vllaznia duhet t’i kalojë 5 paga si detyrim për vitin e parë të kontratës. Pasi priti për disa ditë një përgjigje në rrugë zyrtare nga klubi, agjenti i Da Silvës nuk u ndal me kaq.

Në momentin që Vllaznia nuk e sqaroi zyrtarisht me email për detyrimet, atëherë çështje shkoi në institucionin e futbollit shqiptar. Burime të sigurta i treguan gazetës se FSHF u vendos në dijeni nga Da Silva se ka disa muaj pa u paguar dhe i lindte e drejta për të zgjidhur kontratën.

Por, me të marrë vesh këtë shkresë të mbërritur në federatë, drejtuesit e Vllaznisë reaguan direkt, duke shlyer Da Silvën pjesërisht. Pas likuidimit të disa pagave njëherësh, lojtari iu bashkua skuadrës në fazën përgatitore në prag të ndeshjeve në Ligën e Konferencës. Braziliani ishte i fundit që shkoi në minifazë në Serbi nga lojtarët që mbyllën sezonin, në një kohë kur stërvitja kishte një javë që kishte nisur.

Por çfarë “luhet” pas kësaj situate? Shkëlqimi në sezonin e tij të parë në Superiore ka bërë që për lojtarin të ketë një interesim konkret nga Tirana dhe Dinamoja, të cilat i kanë ofruar një pagë të majme brazilianit, por ai është nën kontratë edhe një sezon me Vllazninë. Në dy ndeshjet e turit të dytë të Ligës së Konferencës ndaj AEL Limasolit, Da Silva mungoi për shkak të një dëmtimi. Duket se lojtari dhe klubi janë krisur, por nuk mund të flitet për largim.

Related posts

DËMTIM I RËNDË PËR KUMBULLËN/ Me shumë mundësi sezoni mund të cilësohet i përfunduar

Delo.autor

TRONDITET JUVENTUSI/ Nations League sjell lajme të këqija, DËMTOHET “ylli” i skuadrës

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Atalanta në “Allianz Stadium”. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment