Futboll Seria A Sport

CR7 LUAN ME DY PORTA/ Ronaldo thërret në Torino agjentin, gati plani për të qëndruar

Kristiano Ronaldo vazhdon të qëndrojë në heshtje. Nga Spanja janë të bindur se dëshira e tij është të largohet, por Reali i Madridit nuk duket se ka ndërmend që ta rikthejë, pavarësisht miqësisë me trajnerin Ançeloti.

Ndërsa PSG-ja, dëshira tjetër e CR7-ës, nuk mund të bëjë asnjë lëvizje për iberikasin, nëse Kilië Mbape nuk vendos që të rebelohet dhe të kërkojë me forcë transferimin në “Santiago Bernabeu”, ndonëse për operacione të një rëndësie të tillë nevojiten më shumë sesa thjesht 4 javë punë (merkatoja mbyllet më 31 gusht).

Dhe Ronaldo e di mirë që nëse nuk largohet që këtë verë nga Juventusi, vështirë se edhe PSG-ja mund t’i japë një shans verën e ardhshme, qoftë edhe me parametër zero, sepse fundja Ronaldo më 5 shkurt feston 37-vjetorin e lindjes dhe t’i japësh një futbollisti të kësaj moshe qoftë edhe 20 milionë euro, jo më 31 sa ç’përfiton aktualisht në Torino janë një çmenduri.  Prandaj, ideja e fundit në kokën e sulmuesit portugez është ajo që të nisë presionin ndaj Juves dhe të provojë të fitojë një tjetër vit kontratë në Torino, por me të njëjtën pagë aktuale.

Diçka e tillë duket e vështirë edhe nga një president sentimental si Andrea Anjelit kundrejt Ronaldos, pasi oferta ka qenë e qartë prej muajsh: kontratë e re deri më 30 qershor 2023, por me 20 milionë euro rrogë. Gjithsesi, për ta bërë për më serioze, CR7 ka vendosur që të thërrasë në Torino këtë javë menaxherin e tij “të fortë”, Zhorzh Mendesh, për të provuar që të bindë Juven të pranojë kërkesën e tij duke luajtur kartën e largimit, me shpresën se mund të vërë me shpatulla pas murit “Zonjën e Vjetër”.

Related posts

E BUJSHME/ Milan ka marrë VENDIM, ja kur SHKARKOHET Gattuso

F.autor

NUK ËSHTË NË PLANET E CONTES/ Mesfushori Vidal pranë bashkimit me ish-trajnerin e tij, nisin kontaktet për kalimin tek klubi…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet derbi Milan-Inter. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment