Futboll Kategoria Superiore Sport

MIQËSORE/ Tërbuni mposht me përmbysje Kastriotin

Kastrioti dhe Tërbuni, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik, zhvilluan mes tyre një test miqësor, që u shërbeu të dy trajnerëve për të parë ndonjë element cilësor, por edhe për të nisur konsolidimin e grupit.

Kastrioti zbriti në fushën e kompleksit “Internacional” në Pezë me një organikë “të cunguar”, teksa gjashtë nga lojtarët e konfirmuar nga klubi krutan nuk ishin prezent në ndeshje, me përjashtim të Edon Hasanit, që e ndoqi si spektator testin miqësor. Pjesa e parë foli për Kastriotin, që zhvilloi një lojë të mirë dhe iu afrua golit disa herë me Ajazin dhe Grecën, por hasi në gatishmërinë e portierit Kuka.

Në minutën e 31-të, një kombinim perfekt nxjerr Joan Çelën në të majtë të sulmit, aty ku me një goditje fluturimthi, tund rrjetën e Kukës, duke zhbllokuar ndeshjen. Greca mund të kishte dyfishuar në fundin e pjesës së parë, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Me shfrat 1-0 në favor të krutanëve mbyllet pjesa e parë dhe me nisjen e së dytës, të dy trajnerët kryen disa zëvendësime. Pukjanët e gjetën shpejt golin, teksa në të 53-ën barazoi Mila, i futur si zëvendësues. Krutanët tentojnë të kundërpërgjigjen, por nuk arrijnë të gjejnë kuadratin. Atë që s’e bëjnë krutanët, e bën Balliu, i cili në brendësi të zonës arrin të driblojë mbrojtjen e improvizuar krutane dhe të mposhtë Vatën, për të shënuar golin e fitores për 1-2. Me këtë rezultat u mbyll i gjithë takimi.

MUNGESAT – Brazilianët e Kastriotit, Moraes, De Silva dhe Arrabal, janë ende në vendin e sambës dhe nuk dihet se kur do t’i bashkohen skuadrës. E njëjta gjë edhe me mesfushorin Okebugu, i cili ndodhet në Nigeri. Ndërsa Husein dhe Isufi janë dëmtuar, teksa dje nuk u aktivizuan.

Related posts

Griezmann tha se do të qëndronte, por gjesti i tifozëve mund t’i ketë ndryshuar mendjen

Sadik.Autor

Ka tri ndeshjeve PA SHËNUAR GOL/ Aubameyang i gatshëm të BËHET PORTIER (VIDEO)

Isa.Autor

“MOS BËJ ROLIN E BUDALLAIT”/ Zbulohet çfarë i tha Chiellini mbrojtësit Rrahmani tek rasti i penalltisë

Delo.autor

Leave a Comment