Futboll Premier League Sport

“JETA VETËM NË EUROPË KA QENË E VËSHTIRË”/ Pulisic: Nuk është një turp ta pranosh…

Edhe Christian Pulisic ka dalë hapur dhe ka folur për domosdoshmërinë për të qenë mirë mendërisht, përveçse fizikisht, për të zhvilluar sa më mirë punën, në rastin e tij si futbollist.

“Në këtë periudhë ka qenë një moment i vështirë për shumë persona, duke përfshirë edhe veten tim”, ka thënë Pulisic pa probleme.

“Për mua, gjëja më e rëndësishme është të kem një sistem të mirë mbështetës dhe persona rreth vetes te të cilët mund të mbështetem dhe të flas”, ka shtuar amerikani.

“Jetesa vetëm në Europë ka qenë e vështirë. Të kesh gjithmonë dikë aty me të cilin mund të flasësh është shumë e rëndësishme për mua, dhe kjo më ka çuar te kjo periudhë.

“Kam kontaktuar një psikolog gjatë kësaj periudhe dhe nuk është një gjë për të patur turp. Është diçka që mund të të ndihmojë. Të flasësh për atë që ndien. Ndonjëherë mund të të ndihmojë shumë vetëm t’i thuash dikujt si ndihesh.

“E njëjta gjë vlen kur flet me shokët e tu të skuadrës. Para ndeshjeve mund të bëjë mirë. Ndihesh më i lirë dhe ndihesh shumë mirë”.

Related posts

MBYLLET STADIUMI “ELBASAN ARENA”/ Kukësi për ndeshjen me Vllazninë spostohet në…

Delo.autor

Gattuso sqaron dilemën “derbi-pankinë”: “Qëndrimi te Milan nuk është prioriteti im!”

Q.Autor

Edhe Raikkonen në listën e “MeToo”, denoncon një kanadeze

Sadik.Autor

Leave a Comment