Futboll Ligue 1 Sport

“KAM PËRGJEGJËSI TË MËDHA”/ Pochettino: Jemi si “Big Brother”, ja çfarë do të ndodhë me Mbappe

Mauricio Poçetino ka folur me bindje se Kilië Mbape do të jetë pjesë e PSG-së dhe nuk do të largohet në këtë merkato. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Strasburgun, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit francez, argjentinasi foli edhe për debutimin e Mesit.

MBAPE – “Unë nuk mund të flas mbi fjalët e presidentit. Është çështje hierarkie. Nuk mund të them asgjë më shumë. Mendoj se ai foli qartë për këtë çështje dhe nuk dua të them asgjë. Kilië është lojtari ynë dhe do të vazhdojë të jetë”.

MESI – “Sigurisht që një lojtar i tillë e rrit ndjeshëm nivelin e konkurrueshmërisë në skuadrën tonë. Ne trajnerët i duam më të mirët në skuadër dhe për këtë arsye jemi aty. Tani vendimet më takojnë mua. Leo është një futbollist i madh”.

PËRGJEGJËSI – “Gjithçka ka ndodhur siç tha Mesi. Në momentin që u deklarua se nuk do të qëndronte te Barcelona, unë nisa të flisja me të. Sigurisht që dua të vlerësoj punën e jashtëzakonshme që ka bërë klubi dhe presidenti për të transferuar Mesin.

PSG-ja u soll me klas në këtë çështje dhe këto gjëra kanë vlerë të madhe. Nuk kam më shumë përgjegjësi se te Totenhemi, Espanjoli, Sauthemptoni. Është e vërtetë që te PSG-ja duhet të fitojmë gjithmonë, por unë po e shijoj gjithçka. Duhet të arrijmë objektivat”.

DEBUTIMI – “Mesi është stërvitur vetëm dy ditë me grupin dhe tani duhet të kapë formën optimale. Sigurisht që kur kjo të ndodhë, ai mund të luajë nga minuta e parë. Duhet të jemi të kujdesshëm për të ruajtur ekuilibrat. PSGja është një skuadër me shumë talent, por ndonjëherë talenti nuk mungon.

PORTIERËT – “Do të punojmë ngadalë. Ka shumë gjëra që duhet t’i rregullojmë. Kemi portierë shumë të mirë dhe kjo është e rëndësishme”.

DY KAPITENË – “PSG-ja është bërë si ‘Big Brother’. E gjithë bota ka arritur ta shikojë se çfarë ka ndodhur. Pritja që lojtarët i bënë Mesit ka qenë e jashtëzakonshme. Leo është një lojtar special, por edhe Ramos gjithashtu. Është bukur të kesh në ekip dy kapitenët e Barcelonës dhe Realit”.

KËSHILLAT – “Unë nuk jam askush për të këshilluar Mbapenë. Unë si trajner dua që të kem lojtarët më të mirë në botë. Ai është një prej tyre dhe shpresoj që të qëndrojë për një kohë të gjatë”.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ Bayern merr një lajm të mirë pas fitores së madhe kundër “Katalanasve”

Delo.autor

Mancini paralajmëron Italinë: Nuk jam një magjistar, kjo punë merr kohë…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Anglia zbulon të ardhmen e Allegrit, kontratë 3-vjeçare dhe shifër rekord

Delo.autor

Leave a Comment