Futboll Shqipëri Sport

SHËNOI SUPER GOL ME FANELLËN E KONIASPOR/ Mesfushori Çekiçi: Kontrolluam lojën, forca jonë është…

Mesfushori i Kombëtares, Endri Çekiçi u bë protagonist absolut me golin e realizuar në fitoren 2-1 të Koniasporit ndaj rivalëve të Bashaksheirit. Pogradecari realizoi një supergol në pjesën e dytë të takimit duke barazuar shifrat në 1-1 pas golit të pësuar në fundin e pjesës së parë.

Pas ndeshjes, Çekiçi foli për kanalin e klubit duke u shprehur:

‘’Ne e përgatitëm ndeshjen gjatë gjithë javës, dhe e pamë që nga minuta e parë që do të luftonim. Kishim kontrollin e lojës, ata nuk kishin asnjë shans. Humbëm përqendrimin për 1 minutë dhe pësuam golin në fund të pjesës së parë, por kur shkuam në dhomat e zhveshjes ne biseduam me njëri tjetrin dhe u shprehëm se do ta përmbysim rezultatin.

Nga dita e parë që erdha, të gjithë më kanë pritur shumë ngrohtë. Për mua ka qenë e thjeshtë të përshtatem. Mendoj se fuqia jonë është grupi, të gjithë luftojnë për njëri-tjetrin. Askush nuk keqkuptohet dhe të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë.

Ne i premtojmë tifozëve, jo në emrin tim por në të gjithë lojtarëve që do të luftojnë në çdo ndeshje dhe do të japim 100% nga vetja çka është shumë e rëndësishme’’.

Related posts

I shënoi autogol, Strakosha nugshëllon Wallace

Q.Autor

​ARSENALI DYFISHON SHIFRAT/ Ka shënuar golin e dytë Alexandre Lacazette (VIDEO)

Delo.autor

IMITON MESSIN/ UZUNI tërbon KROATËT, shënon një GOL SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment