Futboll La Liga Sport

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Atletico bën një tjetër goditje, siguron shërbimet e talentit brazilian…

Altetiko Madrid bën një tjetër goditje në merkato duke siguruar shërbimet e talentit brazilian Mateus Kunja.

22-vjeçari luan në Gjermani tek skuadra e Hertës së Berlinit, por mungon vetëm zyrtarizimi. Operacioni do të finalizohet mbi bazën e 30 milionë eurove.

Objektiv i Atletiko Madrid ishte ylli i Serisë A, Dushan Vlahoviç, por pretendimet e larta të Fiorentinës bën që madrilenët të tërhiqeshin. Kunja mund të luajë si sulmues i dytë dhe i parë, teksa sezonin e kaluar u bë protagonist me 8 gola dhe 7 asiste në të gjitha ndeshjet me Hertën.

22-vjeçari ra në sy me performancën fantastike në Lojërat Olimpike duke shënuar gol në finalen kundër Spanjës, për t’i dhënë Brazilit medaljen e arit.

Related posts

POGBA NUK RINOVON ME “DJAJTË E KUQ”/ Zbulohet rroga e “çmendur” javore që do të kërkojë te klubi i ri

Delo.autor

MERREN VENDIMET/ Bologna-Inter dhe tre ndeshjet e shtyra të Serie A, 3-0 në tavolinë? Gjykatësi Sportiv njofton se…

Delo.autor

“TIRONA FANATICS”/ Deklaratat janë përsëritur, ja tre shkatërruesit…

Isa.Autor

Leave a Comment